Një ditë pas bashkimit të votave në Parlament për Amnistinë Penale, Grupi i Dialogut mes Partisë Socialiste dhe Opozitës ka vendosur të hedh një tjetër hap të darkordësuar për Reformën Zgjedhore.
Gjatë takimit të së premtes, pra praninë e mediave është rënë dakord për të caktuar ekspertët ligjor të cilët do të punojnë për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.
Në total do të jenë 4 ekspert, ku bie në sy fakti se Rithemelimi do të ketë si përfaqësues Ivi Kason, ndërsa Partia e Lirisë, Silva Cakën.
Kurse ekspertët e PS do të jenë Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi.
“Në mbështetje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve n.5, datë 15.03.2024 dhe vendimit nr.3, datë 15.03.2024, të Kryesisë së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
VENDOSI:
1.Emërimin e ekspertëve ligjorë:
Silva Caka- PL
Viktor Gumi- PS
Eridjan Saliani- PS
Ivi Kaso- Rithemelimi
Të njoftohen ekspertët për hartimin e draft programit të punës brenda datës 10.04.2024.
Të kërkohet nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, asistencë me ekspertë nga OSBE/ODHIR për punën e grupit të dialogut mbi adresimin e çështjeve që lidhen me legjislacionin për zgjedhjet
Mbledhja tjetër të zhvillohet ditën e enjte, ora 12.00 dhe të ftohen dhe ekspertët e caktuar të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Sekretaria e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të ndjekë zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në dokumentin e firmosur nga dy kampet.