MENU
klinika

Ja vendet ku përdoret më shumë

Platforma Telegram do të arrijë 1 miliard përdorues këtë vit!

20.04.2024 - 11:09

latforma Telegram pritet të arrijë 1 miliard përdorues këtë vit. Këtë e bëri të ditur bashkëthemeluesi i saj, Pavel Durov në një intervistë. Duke u ofruar përdoruesve funksione chat-i në grupe masive me të ashtuquajturit kanale, me theks te privatësia dhe kriptimi, Telegram ka 900 milionë përdorues në muaj, duke e bërë aplikacionin e gjashtë më të përdorur në botë pas Facebook, YouTube, WhatsApp, TikTok, Instagram dhe WeChat.

“Telegram po përhapet si zjarri në pyll” dhe parashikohet se do të rritet deri në 1 miliard përdorues në vitin 2024, deklaroi Durov. Në lidhje me modelin e biznesit të kompanisë ai shtoi gjithashtu se:

Njerëzit janë inteligjentë, atyre u pëlqen t’i përdorin gjërat e mira. Kur një person nis të përdor Telegram, zbulon gjithë funksionet, shpejtësinë, sigurinë dhe nuk do që të kthehet më mbrapsht duke ftuar dhe të gjithë miqtë e tij.

Ai tha se përdoruesit u tërhoqën nga pavarësia, privatësia dhe liria e ofruar nga platforma. Telegram u krijua në vitin 2013 nga Dourov dhe vëllai i tij Nikolaï, të cilët kanë krijuar edhe VKontakte (VK). Kur qeveria ruse mori në kontroll këtë të fundit, ata zhvilluan një platformë e cila nuk mund të monitorohej.

Si pasojë, Telegram ofron kriptim end-to-end dhe anonimitet për përdoruesit që mund të shkëmbejnë mesazhe, foto, video dhe file. Selia e shoqërisë është në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend “jo i lidhur gjeopolitikisht me asnjë nga superfuqitë e mëdha.

Aplikacioni përdoret veçanërisht në Indi dhe Rusi, pavarësisht ndalimit prej dy vitesh në vend.

Vëmendja e Telegram ndaj privatësisë dhe chat-eve në grupe me përmasa të mëdha e ka bërë atë një mjet të çmuar për aktivistët dhe gazetarët për të shkëmbyer informacione dhe për të koordinuar përpjekjet, pavarësisht regjimeve autoritare.