MENU
klinika

Ja çfarë do të ndryshojë

Prezantohet nga Google funksioni i ri që ju ndihmon me blerjet online!

05.04.2024 - 08:39

Google ka prezantuar funksionin e ri për blerje online i cili fillimisht është i disponueshëm vetëm për disa përdorues në SHBA. Funksioni i ri “style recommendations” vjen në kuadër të aplikacionit Google dhe do ju ndihmojë të zgjidhni rroba që përputhen me stilin tuaj të veshjes. Ky seksion do të rekomandojë rroba dhe aksesorë të ndryshëm. Për më tepër, kompania do të kujtojë preferencat tuaja edhe për herën tjetër, dhe do të merrni rezultate bazuar në to.

Por, kjo nuk është e gjitha. Gjiganti teknologjik thekson se ju mund edhe të specifikoni markat që pëlqeni. Pasi të zgjidhni markat, rezultatet e kërkimit do t’i japin përparësi vetëm produkteve nga ato marka. Vitin e kaluar, Google hoqi më shumë se 5,5 miliardë reklama që shkelnin udhëzimet në internet të kompanisë ose ishin të destinuara për qëllime mashtruese.

Një raport i Google mbi sigurinë e reklamave, deklaroi se përmbajtja e bllokuar përfshinte reklama për produkte të rrezikshme ose përmbajtje seksuale, por gjithashtu reklama që premtonin një kurë mrekullie ose pasuri të shpejtë në një mënyrë të dyshimtë. Nënkryetari i ”Google”, Duncan Lennox tha se qëllimi i kompanisë është të njohë reklamat mashtruese dhe të bllokojë llogaritë përgjegjëse përpara se të arrijnë platformat e Google ose t’i heqë ato menjëherë sapo të zbulohen. Trendi më i madh në vitin 2023 ishte ndikimi i inteligjencës artificiale gjeneruese.

A keni dashur ndonjëherë të dini se çfarë di për ju Google? Google ka një platformë ideale për mbledhjen e të dhënave për ata që e përdorin atë. Këto përfshijnë kërkimin, vendndodhjen, pajisjen, të dhënat e përdorimit, të dhënat e mesazheve, emailin, kërkimin zanor, historikun e YouTube dhe së fundmi të dhënat e ndërveprimit me reklamat.

Për të zbuluar se çfarë të dhënash ka për ju Google ndiqni këto hapa: Hyni në Gmail ose Google, më pas shkoni lart djathtas, më pas zgjidhni “Aplikacionet” -> “Llogaria” . Nga atje, gjeni “Privacy & Personalization”, pastaj “Menaxho të dhënat dhe privatësinë tuaj”. Atje gjeni “Cilësimet e reklamave” dhe më pas “Personalizimi i reklamave”. Këtu do të shihni gjithçka që Google di për kërkimet tuaja, të dhënat e Gmail dhe historikun e YouTube.