MENU
klinika

Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm!

“PS, Rithemelim dhe LSI, si të gjitha palët sulmojnë njëra tjetrën për korrupsion”

18.04.2024 - 18:31

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri i ka cilësuar shpërthimet e Ilir Metës ndaj drejtësisë si të parakohëshme dhe me një fjalor të papranueshëm. Në një intervistë televizive Kulluri tha se sulmet e Ilir Metës janë të parakohshme.

Kryemadhi ka bërë dhe prokurorin dhe gjykatësin PD-së deri para 4 vitesh kur sulmonte lidershipin e PD-së. PD është shitur duke kërkuar lista të hapura, jemi shitur aq shumë sa nuk kemi pranuar të ulemi me PS-së për Reformën Zgjedhore.

‘Është e qartë kush është i shitur, vetëm PD s’ka asnjë lidhje me trinomin Rama-Meta-Berisha. Edhe kryeministri ka sulmuar drejtësinë. Jeta reale në politikë nuk janë intriga. Ky shpërthim i Metës është i parakohshme sepse nuk kemi akoma një marrje në akuzë apo në hetim. Fjalori është i papranueshëm, sidomos në një orar kur e shohin dhe fëmijët e sidomos kur ka qenë president e kryeministër. Pse i çojnë denoncimet në SPAK nëse është vegël e Ramës. Ne kemi çuar disa çështje, dhe besojmë se SPAK, sistemi i i drejtësisë të jetë i drejtë. Kemi besim se SPAK ka filluar të bëjë një punë të mirë. Sulmet ndaj SPAK ka bërë edhe Rama. Palët që janë në SPAK, PS, Rithemelim dhe LSI, si të gjitha palët sulmojnë njëra tjetrën për korrupsion.’- tha Kulluri.