MENU
klinika

Nutricionistët japin disa arsye

Pse duhet të hani më shumë luleshtrydhe?

18.04.2024 - 12:08

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por i bëjnë mirë shëndetit më shumë se sa mund ta mendosh. Studiuesit janë të bindur se luleshtrydhet janë shumë të fuqishme për të luftuar plakjen. Ato nuk kanë shumë kalori dhe janë plot anti-oksidantë dhe vitaminë C (këtë të fundit e kanë më të lartë se portokallet).

Ndër mineralet që i gjen në luleshtrydhe janë edhe potasiumi dhe magnezi që stimulojnë prodhimin e kolagjenit, luftojnë aknet dhe ruajnë zemrën, po ashtu normalizojnë sheqerin në gjak dhe i bëjnë mirë trurit.

Nutricionistët sugjerojnë t’i konsumosh çdo ditë, siodmos kur janë në sezonin e tyre. Por këshillohet të bëhet kujdes me alergjitë, pasi shumë fëmijë kanë alergji nga luleshtrydhet.
po ashtu, personat që kanë probleme me tiroiden, nuk duhet t’i hanë prej përmbajtjes së lartë të goitrogen-ëve (substanca që pengojnë prodhimin e hormoneve të tiroides).

Për t’i pasur në dietën e çdo ditë mundohu t’i përfshish në vakte të ndryshëm dhe në mënyra të ndryshme.