MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse qan fëmija?

25.04.2024 - 14:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse qan fëmija?

Mjeku: Të marrësh përgjegjësitë e të qënit prind do të thotë të vëzhgosh nonstop foshnjën tuaj, që nga reagimet,ngjyrën e lëkurës, frymëmarrjen, skuqjen e palave tek sqetullat ose rrëzë kofshëve, jashtëqitjen, majisjen e gojës, etj etj.

Grindja është sinjal që foshnja juaj nuk ndjehet rehat.
Qarja është gjuhë komunikimi
Këtë sinjal duhet t’a përktheni në përkujdesje maksimale ndaj fëmijës.

– Konsultimi online me një mjek pediatër mund t’ju ndihmojë për të vlerësuar problemin, i cili mund të jetë i thjeshtë ose mund të fshehë ndonjë sëmundje tjetër…

Më poshtë kam disa këshilla orientuese….

– Po radhis këtu shkaqet pse grindet foshnja.

-Qan nga uria

-nga dhimbja e barkut ( fryrje e zorrëve, aerofagia), çrregullime e tretjes, deficitet e enzimave në zorrë)

-nga mërzitja.

Shpreh emocion me britma inati:

-kërkon praninë e nënës.

– nga ambienti ; ftohti, vapa, veshja trashë, tymi i duhanit ose avujt e ndryshëm.

-Ka jashtëqitur: kërkon të ndërrohet.

– nga prishja e regjimit ditor.

– nga skuqjet e pampers.

– nga sëmundjet Infeksionet e veshit dhe ato urinare.

Këshilla:

Ritmet biologjike të ushqyerjes dhe i gjumit duhen respektuar.

Nuk lejohen ilaçe qetësuese.
Zëri i butë i nënës është qetësues për fëmijën. Shikojeni në sy fëmijën.
Këndojini ninulla!.

Kontrolloni mishrat e dhëmbëve; ndoshta i ka të majisura.

Kujdesuni për lëkurën!
Matini temperaturën!
-Hidhi sol. fiziologjik në hundë për t’a mbrojtur nga kataret në vesh!

-Nxirre shetitje në ajër të pastër.

➡️ Këshillohuni me një mjek kopetent nëse vini re që fëmija juaj është vazhdimisht i grindur.

Ai do t’ju rekomandojë bërjen e analizave rutinë për të kuptuar më mirë situatën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.