MENU
klinika

Arsyeja

Pse trendi i “gruas tradicionale” në TikTok po kritikohet kaq shumë

10.04.2024 - 09:46

Përparëse e bardhë te beli, flokë të kapura, varg perlash rreth qafës, buzëqeshje verbuese për kamerën dhe duar të zëna me përgatitjen e darkës për bashkëshortin dhe fëmijët…Këto janë tiparet dalluese të gruas që dikur qarkullonte në reklamat e viteve 1950 dhe që tani rikthehet fuqishëm në trendin “Trad Wife” në TikTok.

Ky është një trend i ri që rrit rolin e të ashtuquajturës grua tradicionale, e përkushtuar për t’u kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët, e etur për të përmbushur veten brenda shtëpisë dhe për të kënaqur burrin kur ai të kthehet nga puna.

Pas dekadash përpjekjesh për paga të barabarta, kushte pune, mundësi studimi dhe karriere, lëvizja “Trad Wife” po fiton sërish vëmendje, si në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe vende të tjera të botës. Ndër influencueset që propozojnë këtë mënyrë jetese është Estee Williams, një bashkëshorte 26-vjeçare, e martuar prej gati dy vitesh dhe me 120 mijë ndjekës në Instagram, e cila jep këshilla se si të bëheni një grua e përsosur duke ndjekur shembullin e saj.

Pse trendi i “gruas tradicionale” në TikTok po kritikohet kaq
FOTO: SCIENCE & SOCIETY PICTURE LIBRARY//GETTY IMAGES

Rregulli numër një: Përqafoni rolet ultra-tradicionale në martesën tuaj! Kjo do të thotë se burri është ai që është përgjegjës për të ardhurat në familje, ndërsa gruaja është përgjegjëse për pastrimin dhe gatimin. Një koncept që merr si i mirëqenë, ndërsa gruaja varet ekonomikisht nga burri. Pra, sipas këtij trendi gruaja duhet të gatuajë, të pastrojë shtëpinë, të kujdeset për fëmijët dhe burrin dhe gjithçka që lidhet me mbarëvajtjen e punëve dhe angazhimeve në familje. Me pak fjalë pa asnjë vëmendje te karriera apo arritjet profesionale.

“Kjo nuk do të thotë se ne po përpiqemi të heqim atë për të cilën gratë kanë luftuar,” shpjegon Williams në një nga shumë videot e TikTok të postuara me hashtag #tradwife.”Ka shumë njerëz që përpiqen të tjetërsojnë kuptimin e kësaj tendence, por e vërteta është që ka plot gra që e duan këtë stil jetese” vijon ajo.

Por, trendi po përballet me jo pak kritika! Asnjë grua tradicionale e TikTok nuk thotë se vendi i çdo gruaje është në shtëpi. Ne, si individë, thjesht zgjedhim të jemi shtëpiakë. Kjo është e gjitha. “Nuk është një “lëvizje”, por më tepër një “mënyrë jetese”, ndonjëherë jo pa qasje që të kujtojnë vendin e vërtetë të gruas, përgjegjëse për gatimin dhe pastrimin, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. Me ndryshimin e vetëm që vajzat sot thonë se e kanë zgjedhur qëllimisht këtë mënyrë jetese, duke marrë frymëzim nga ato që dikur nuk kishin zgjidhje tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga grimi latte te flokët Bob

7 trendet e bukurisë që dominuan vitin 2023

A funksionon vërtetë ky trajtim estetik?

“Barbie Botox” është fiksimi më i ri i TikTok-ut


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain