MENU
klinika

Si do të funksionojë pakti i tyre ushtarak

Pushtimi i Tajvanit vë në lëvizje SHBA-në dhe Japoninë

01.04.2024 - 09:40

Edhe më afër, më të bashkuara, më kompakte. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia planifikojnë përmirësimin më të madh të aleancës së tyre të sigurisë që nga viti 1960, kur të dy vendet nënshkruan një traktat të ndërsjellë të mbrojtjes, në një lëvizje të qartë për t’iu kundërvënë Kinës.

Më 10 prill, presidenti amerikan Joe Biden do të presë homologun e tij Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë.

Planet për ristrukturimin e komandës ushtarake amerikane në Japoni dhe forcimin e planifikimit operacional midis Tokios dhe Uashingtonit pritet të shpallen së shpejti.

Sipas asaj që raportohet nga Kyodo, Forcat e Armatosura amerikane synojnë të forcojnë funksionet e shtabit të tyre në Japoni, në mënyrë që të lehtësojnë bashkëpunimin me Forcat Vetëmbrojtëse të vendit aziatik.

The most dangerous problem in Asia: Japan-China relations - The Japan Times

Konkretisht, vendet aleate duhet të bien dakord zyrtarisht për një rishikim të operacioneve të komandës dhe kontrollit të tyre në samitin mes liderëve të dy vendeve të planifikuar për muajin e ardhshëm në Uashington.

Të dy vendet do të punojnë gjithashtu për të forcuar aftësitë e tyre të reagimit: në vitin 2022 Japonia vendosi të pajiset me aftësitë për të goditur bazat në territorin e huaj sipas një doktrine të mbrojtjes që nuk ka precedent që nga miratimi i Kushtetutës pacifiste, në fund të luftës së Dytë Botërore.

Siç shpjegoi Financial Times, duke cituar burime diplomatike, Uashingtoni dhe Tokio duan të forcojnë lidhjet e tyre të sigurisë për t’iu përgjigjur asaj që ata e konsiderojnë një kërcënim në rritje nga Kina.

Një kërcënim që kërkon që ushtritë e tyre të bashkëpunojnë dhe të planifikojnë më rrjedhshëm, veçanërisht nëse një krizë do të shpërthente në Tajvan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Project Syndicate

“Ndarje” apo dialog me Kinën?

Raporti i tij me Xi Jinping

‘Makthi’ i Biden mund të jetë Kina