MENU
klinika

“PS ka 5 mandate më shumë seç i takojnë”

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Të kthehemi tek marrëveshja e 5 qershorit!

11.04.2024 - 13:42

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat tha se palët politike “duhet të rikthehen tek marrëveshja e 5 qershorit” për reformën zgjedhore.

Ai u shpreh se Koalicionet parazgjedhore dhe rikthimi tek praktika ligjore e viteve 2003-2008 kur në Kodin Zgjedhor ekzistonin të dyja format e koalicionit, ajo me listë të përbërë dhe të përbashkët është një prej propozimeve të demokratëve.

Koalicioni me lista të hapur tha Bylykbashi ka prodhuar rotacionin politik, ndërsa u shpreh se PS aktualisht ka 5 mandate më shumë sesa i takojnë.

“Të japim listën e hapur të partive politike. Zgjedhësi të ketë të drejtën të zgjidhë cilën parti të votojë. Të gjithë të marrin vesh në mënyrë transparentë sa vota ka marrë secila parti e koalicionit dhe mbi bazën e këtyre votave partitë marrin mandate. Detyrimi kushtetues tashmë përcakton që votimi me listën e hapur përcakton edhe se kush nga kandidatët e partisë së koalicionit merr mandatin. Por e para është rikthimi tek diçka që është absolutisht funksionale. Koalicioni me listë të hapur ka prodhuar mundësinë që të marrim vesh jo vetëm kush janë partitë, por edhe të ketë rotacion politik. Sot kemi PS që ka të paktën 5 mandatë më shumë seç i takojnë me votën e saj, ndërkohë PL që i takonin 11 mandate ka vetëm 4 mandate. PSD me vetëm 30 mijë vota ka marrë 3 mandate. Kjo është e padrejtë është vjedhje dhe votë e pabarabartë. Sigurisht në kuadër të kësaj të trajtohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Prioriteti tjetër është rekomandimi i OSBE ODIHR”, tha deputeti i PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Bashkimi i tre bankave po vjen në jetë

“Financial Times”: Superbanka e Viktor Orban

Sondazhet tregojnë rënie të mbështetësve për Putin

‘Rusia nis pastrimin e opozitës përpara zgjedhjeve’