05.04.2024 - 17:03
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rishtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 lekë dhe 500 lekë.
Sipas BSH-së, vendimi ka qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare.
Emetimi i kartëmonedhave ka përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale.
Nxjerrja dhe qarkullimi i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arritjet, sfidat dhe dështimet e një viti
Ngjarjet ekonomike më me ‘zë’ në 2019
Mes tyre ajo 10.000 lekëshe në ngjyrë të artë
Hidhen në treg kartmonedhat e reja
Ja cilat emetime dalin nga qarkullimi
Këmbehen kartmonedhat e vjetra
Elementë të shtuar të sigurisë