MENU
klinika

"Nuk e di si mund të festosh për të!"

Ronaldo i ashpër ndaj vëllait të Eglës

08.04.2024 - 11:18

I ftuar në “Big Brother Fun Club”, vëllai i Egla Cenos është ‘përplasur’ ditën e sotme me gazetarin Ronaldo Sharka, teksa ky i fundit është shprehur se si ai mund të gëzohet për rikthimin në shtëpi të Eglës, duke marrë parasysh sjelljen e pahijshme që ajo femër ka patur duke thyer çdo limit.

‘Unë ‘Dhomën e Bardhë’ e pashë si një mesazh shumë të qartë për publikun. Bullisti nëse ti e ndëshkon nuk ka për t’u shëruar kurrë si bullist por ndoshta bëhet akoma edhe më i egër dhe ishte një mundësi reflektimi. Tani meqë Eglës nuk i shërbeu ‘Dhoma e Bardhë’ si një shkollë riedukimi, mendon që kur të dalë ka nevojë për një shkollë të tillë?Me një fjalor të tmerrshëm dhe unë nuk e di si mund të festosh kur sheh motrën duke i thënë një gruaje tjetër hajde t’i mësojmë misionarin….’- është shprehur Ronaldo.

Më pas gazetari ka përmendur dhe incidentin me Meritonin të cilit i’u derdh alkol në fytyrë, e ndërsa vëllai i Eglës e ka konsideruar këtë gjest si një vetmbrojtje me elegancë.

I pyetur rreth skualifikimit dhe izolimit të Eglës, vëllai i saj u shpreh kështu:‘Mesa mbaj mend ishte e dielë, m’u shkatërrua komplet, u mundova të flas dhe me produksionin se edhe mami ishte në merak çfarë ka ndodhur edhe nuk merrnim dot përgjigje derisa thanë që është këtu dhe u qetësuam por për momentin patëm një shqetësim, dhe momenti që Egla qau në ditën e ditëlindjes më ka prekur shumë ai moment, të paktën ne i shkëmbejmë disa mesazhe kur s’jemi bashkë, mirpo ajo ishte e dënuar kështu që…’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ndoshta kur të dali prap dyertë janë të hapura..."

‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain