MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa dhe çfarë lloje lëngjesh duhet të pimë për të mos bërë gurë në veshka?

22.04.2024 - 11:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa dhe çfarë lloje lëngjesh duhet të pimë për të mos bërë gurë në veshka?

Mjeku: Marrja e pamjaftueshme e ujit dhe lëngjeve është shenjë dalluese të faktorëve të rrezikut të gurëve në veshka. Kështu, në çdo dietë këshillat duhet të përfshijnë ndërhyrje që synojnë të rritet sasia e lëngjeve që pimë. Në fakt, siç mund të pritet, lëngu dhe marrja e ujit lidhet drejtpërdrejt me rrezikun e formimit te gurëve. Në fakt, disa autore treguan 13% në reduktimin e rrezikut të formimit të gurëve për çdo 200 mL lëngje të konsumuara në ditë. Në këtë mënyre kërkohet për formuesit e gurëve në veshka të paktën 2 – 2,5 L urinë në ditë, duke rritur marrje nga goja të lëngjeve.

Gjithsesi, në varësi të zakoneve të pacientëve dhe llojit të punës, një marrje uji më e lartë se 2,5 – 3 L në ditë mund të jetë e vështirë për t’u arritur plotësisht. Sidomos te pacientët me vëllim shumë të ulët të urinës, një rritje graduale në total e marrjes së lëngjeve mund të jetë e dobishme.

Përtej sasisë së marrjes së lëngjeve, është supozuar se edhe lloji i pijeve mund të ndryshojë në mbrojtjen nga përseritja e gurëve. Pijet e gazuara janë shumë të njohura në popullsine e përgjithshme, me një konsum të rritur në vendin tonë.

Zakonisht ato përmbajnë fruktozë, dhe ndikojnë në mundësine për të rritur ekskretimin e kalciumit, oksalatieve, dhe acidit urik dhe kështu rritet rreziku për gurët në veshka. Në fakt, rreziku maksimal ishte gjetur te njerëzit me konsumin më të lartë të lengjeve si kola etj, por të sheqerosura si edhe nga ponçi….

Për sa i përket kafesë, ngarkesa akute e kafeinës ishte të shoqëruar më parë me rritje të sekretimit urinar të kalciumit, natriumit dhe klorurit. Gjithsesi, kohët e fundit është demonstruar se është rritur sasia e urinës në pacientët me konsumin më të lartë te pijeve me kafeinë dhe është treguar kjo se zvogëlon rrezikun e gurëve në veshka. Përveç kësaj, vetë kafeina duket se ka efekte anti-litogjene, duke u shoqëruar me reduktim të sekretimit të oksalatit urinar, rritje të sekretimit të magnezit dhe kaliumit dhe vëllimit të urinës.

Përkundrazi, rritja e konsumit të lëngjeve të bëra nga frutat e agrumeve është lidhur me rënie të ndjeshme në incidencën e nefrolitiazës. Për shembull, një konsum shumë i lartë i lëngut të limonit (2 L) në një periudhë afatgjatë u tregua të jetë e lidhur me një reduktim të ndjeshëm të shkallës së formimit të gurëve (nga 1.00 deri në 0.13 gurë/pacient/vit). Lloj tjetër lëng frutash, si grejpfrut ose lëng molle nuk ka efekte të dobishme në rrezikun e gurëve. Në fakt, krahasuar me lëngun e mollës, portokallet dhe lëngu i limonit janë të pasur me citrate dhe me nje përmbajtje më të ulët të fruktozës. Për më tepër, lëngu i portokallit siguron një ngarkesë më të madhe te alkaleve dhe kështu pH më të lartë te urines dhe ekskretimi të shtuar të citratit urinar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.