MENU
klinika

Disa këshilla

Se si i menaxhoni aplikacionet lidhet shumë me jetëgjatësinë e baterisë!

30.04.2024 - 11:11

Përparimet në teknologji nuk e kanë ndryshuar faktin që shumica e telefonave inteligjentë duhet të karikohen çdo ditë, madje disa prej tyre disa herë në ditë. Ndërsa prodhuesit si Apple kanë ndarë këshilla për të rritur jetëgjatësinë e baterisë, kjo nuk i ka penguar njerëzit që të eksperimentojnë me idetë e tyre dhe të vërtetojnë se mund të ndodhë edhe e kundërta.

Apple thotë se ju mund t’i bëni favor telefonit tuaj duke i mbyllur aplikacionet kur nuk jeni duke i përdorur. Ekziston një mendim se mbyllja e aplikacioneve që funksionojnë në sfond përmirëson performancën dhe rrit jetëgjatësinë e baterisë, por kjo nuk është e vërtetë. Kur kaloni në një aplikacion tjetër, aplikacionet që i keni përdorur më parë shfrytëzojnë vetëm një sasi të vogël energjie, kështu që nuk fitoni asgjë edhe nëse i mbyllni ose jo ato.

Madje, ekspertët besojnë se më shumë energji kërkohet për të ngarkuar një aplikacion që e keni mbyllur, sesa kur nuk e mbyllni atë fare. Ngarkimi i një aplikacioni nga e para do të thotë se ai do të fillojë nga zero, gjë që teorikisht e bën telefonin tuaj më të ngadalshëm. Nëse nuk keni dëshirë ta karikoni shpesh telefonin tuaj, ka hapa tjerë që mund të ndërmerrni, duke përfshirë edhe uljen e dritës së ekranit.

Ndërkaq, ligji i quajtur Akti i Tregjeve Digjitale, i cili u miratua në Bashkimin Evropian, po bëhet një makth i vërtetë për Apple, kurse kompania nga Cupertino mund të detyrohet të bëjë një tjetër publikim. Deri më tani, është folur shumë për mënyrën se si funksionojnë dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta, por gjërat shkojnë përtej kësaj.

Apple duhet të ofrojë mundësinë e zgjedhjes së një shfletuesi, diçka e ngjashme me atë që Microsoft kishte të bënte me Windows dhjetë vjet më parë, por nuk mbaron këtu. Së fundmi ka qarkulluar informacioni se Apple jo vetëm që duhet t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për të zgjedhur se cilat aplikacione duan të instalojnë dhe përdorin, por gjithashtu t’i lejojë ata të çinstalojnë, domethënë të fshijnë ato që nuk duan të kenë në pajisjet e tyre.