MENU
klinika

Ngjarje kjo që ndodh “një herë në jetë”!

Shpërthimi i madh i yjeve do të shfaqet në qiellin e natës

09.04.2024 - 10:39

Diku nga tani deri në shtator, një shpërthim masiv 3,000 vite dritë larg nga Toka do të ndodhë në qiellin e natës, duke u dhënë astronomëve një shans tjetër për të dëshmuar këtë çudi hapësinore.

Sistemi binar i yjeve në konstelacionin Corona Borealis dhe Northern Crown normalisht është shumë i errët për t’u parë me sy të lirë.

Por, çdo 80 vjet apo më shumë, shkëmbimet midis yjeve të konstelacionit ndezin një shpërthim “bërthamor” mjaft të dukshëm, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se drita nga shpërthimi udhëton nëpër kozmos dhe e bën atë të duket sikur një yll i ri po aq i ndritshëm sa Ylli i Veriut, sipas NASA-s.

Kjo ngjarje për herë të parë u zbulua nga irlandezi John Birmingham në vitin 1866 dhe më pas u rishfaq në vitin 1946.

Ndërsa, astromonomi i Universitetit Shtetëror të Arizonës, Sumner Starrfield, po punon në një hulumtim shkencor që e parashikon se çfarë do të mësojmë rreth shpërthimit nova që do përsëritet gjatë pesë muajve të ardhshëm.

“Novat normale shpërthejnë ndoshta çdo 100 mijë vjet”, tha Starrfield, duke theksuar se shpërthimi do ndodhë mes dy yjeve të njohur si “xhuxhi i bardhë dhe gjiganti i kuq”, të cilët kanë shumë diferencë në madhësi.

Sapo ngjarja qiellore të fillojë, teleskopi hapësinor James Webb do të jetë vetëm “një nga sytë e shumtë” që kthehen drejt qiellit.

Por, ju nuk keni nevojë për një teknologji kaq të avancuar për të qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje të rrallë, pasi mund ta shihni edhe me sy të lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulimi vë në lëvizje shkencëtarët

Çfarë pritet të ndodhë në Univers?!