MENU
klinika

Plani për sabotazh

Si funksionon rrjeti i agjentëve sekretë të Vladimir Putinit

20.04.2024 - 08:30

Kur Volodymyr Zelenskyy u pyet vitin e kaluar nëse ishte i shqetësuar nga përpjekjet ruse për ta vrarë atë, ai u përgjigj se nuk mendonte për këtë. “Nëse do të mendoja vazhdimisht për këtë, thjesht do të mbyllesha”, tha udhëheqësi ukrainas në një intervistë për “CNN” asokohe. “Sigurisht, truprojat e mi duhet të mendojnë se si të parandalojnë që kjo të ndodhë dhe kjo është detyra e tyre. Nuk mendoj për këtë”, tha presidenti, Ndonëse është një pyetje që Zelenskyy, natyrisht, nuk dëshiron ta mendojë, është gjithashtu një pyetje që mbështetësit e tij brenda dhe jashtë vendit nuk mund ta injorojnë. Sipas zyrtarëve të qeverisë ukrainase dhe burimeve të lajmeve, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i ka mbijetuar një sërë tentativave për vrasje dhe rrëmbim nga agjentë rusë ose pro-rusë gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Tani një tjetër plan, për fat të mirë i dështuar, i është shtuar kësaj liste, duke ngritur alarm në Evropë.

Vrasja e Zelensky-t

Një shtetas polak është arrestuar ditën e djeshme me dyshimin se i ka dhënë Rusisë informacione të ndjeshme për të lehtësuar një komplot të mundshëm vrasjeje kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. I dyshuari Pawe? K përballet me deri në tetë vjet burg pasi u ndalua në Poloni dhe u akuzua për “raportimin e gatishmërisë së tij për të vepruar për inteligjencën e huaj”. Personi kishte për detyrë furnizonte inteligjencën ushtarake me informacione mbi sigurinë e aeroportit Rzeszów-Jasionka, në mënyrë që ‘të ndihmonte shërbimet speciale ruse të planifikonin një sulm të mundshëm’ ndaj liderit ukrainas, besojnë prokurorët polakë. Autoritetet polake punuan me homologët e tyre në Ukrainë gjatë hetimit, duke çuar në ndalimin e Pawe? K të mërkurën. Hetimi vijon të kryhet nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Kombëtare.

Arrestimi i spiunëve rusë

Më herët gjatë ditës së djeshme, dy burra të përshkruar si shtetas gjermano-rus u arrestuan gjithashtu në Gjermani, të dyshuar se planifikonin të sabotonin ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha se autoritetet kishin parandaluar gjithashtu ‘sulme të mundshme shpërthyese’. Burrat u akuzuan për vëzhgim të objekteve ushtarake amerikane dhe vendeve të tjera. Njëri u mbajt në paraburgim, i akuzuar për vepra, duke përfshirë planifikimin e një shpërthimi dhe mbajtjen e kontaktit me inteligjencën ruse. Tjetri u akuzua se e ndihmoi të identifikonte objektivat e mundshëm. Akuzat kanë një dimension ndërkombëtar. Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann (FDP) i tha agjencisë gjermane të lajmeve Dpa : “Ne e dimë se aparati rus i pushtetit po synon gjithashtu vendin tonë. Gjermania duhet t’i përgjigjet këtij kërcënimi në mënyrë mbrojtëse dhe me vendosmëri.” Me arrestimin e dy burrave, prokurori i përgjithshëm federal ka arritur “një tjetër sukses të rëndësishëm hetimor” në luftën kundër rrjetit të sabotimit dhe spiunazhit të presidentit rus Vladimir Putin , tha Buschmann.

Lufta e spiunazhit

Rusia ka rifilluar në mënyrë agresive luftën e saj të spiunazhit me perëndimin dhe këta janë vetëm shembujt e fundit rrëqethës. “Loja e maces dhe miut është rikthyer,” tha një oficer i inteligjencës perëndimore. “Aktivitetet ruse. . . janë po aq të larta apo edhe më të larta se gjatë luftës së ftohtë”, tha një tjetër. “Inteligjenca ruse është një makinë e madhe dhe është kthyer duke bërë atë që ka bërë gjithmonë”, tha një zyrtar i tretë. Pothuajse çdo javë, duket se një tjetër operacion i fshehtë del në dritë, duke treguar se sa larg kanë depërtuar në Evropë agjencitë ruse të inteligjencës që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës 2 vjet më parë. Një nga ndryshimet më të mëdha të Kremlinit duket se është rritja e përdorimit të aktorëve të inteligjencës “proxy”. Para luftës, agjencitë perëndimore merreshin kryesisht me operacionet ruse të kryera nga shtetas rusë në të gjithë Evropën. Sot kjo mund të mos jetë më kështu.Operacionet e fshehta ruse tani përdorin një sërë shtetasish të huaj të tërhequr nga politika, biznesi dhe krimi i organizuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analistët: Janë më të fuqishëm se kurrë

Rusia intensifikon operacionet e spiunazhit në Europë