MENU
klinika

VIDEO

Si kurrë më parë! Momenti kur “shkundet” Statuja e Lirisë nga tërmeti në New Jork

06.04.2024 - 13:40

Një kamera e montuar në Statujën e Lirisë në New York ka regjistruar momentin e tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi vendin. Në video shihet statuja e madhe që dridhet dhe valëzimet e shkaktuara në det.

Epiqendra e tërmetit ishte afër Libanit, Nju Xhersi, rreth 40 milje (64 km) në perëndim të qytetit të Nju Jorkut. Gjithashtu tërmeti u ndje edhe në zonat e Bostonit.

Ata që ndjenë gjëmimet e tërmetit u shfaqën shpejt në mediat sociale për të diskutuar përvojat e tyre dhe për të lehtësuar situatën. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut, nuk ka pasur raporte fillestare për dëme.