MENU
klinika

Disa këshilla

Si të vazhdosh të konsumosh bukë, pa ndikuar te sheqeri në gjak

17.04.2024 - 11:53

Buka është ndër ushqimet më të dashura të çdo tavoline, por jo dhe aq e shëndetshme, pasi në 50 gramë bukë të bardhë, gjenden 24 gramë karbohidrate dhe indeksi glicemik është 70. Me pak fjalë, buka luan një rol të madh në rritjen e sheqerit në gjak.

Por ka një zgjidhje të vërtetuar nga shkenca.

Nga një studim i realizuar mbi një grup personash të shëndetshëm të cilët konsumuan bukë të freskët dhe të konservuar. Atyre iu matën nivelet e sheqerit në gjak për të kuptuar se si do të reagonte trupi dhe u zbulua se buka e freskët kishte efekt më të mirë në trup. Po ashtu, teknika e thekjes së bukës bën të mundur një shpërndarje të molekulave si pjesë e ruajtjes së ujit në bukë. Efekti kryesor është pikërisht ulja e efektit të glicemisë në gjak.

Thekja e bukës sugjerohet për personat me diabet dhe personat me probleme në rezistencën e insulinës.