Mesazhet politike kundër SPAK-ut, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, kanë vënë në alarm Perëndimin…
Takimi i djeshëm i ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato me Altin Dumanin, ishte një sinjal i fortë diplomatik i Perëndimit, pas miratimit të amnistisë nga allish-verishi Rama-Berisha.
Amnistia e sapomiratuar është një karshillëk i hapur ndaj SPAK dhe Perëndimit, pasi nxjerr nga burgu dhe paraburgimi, një numër të rëndësishëm zyrtarësh që janë arrestuar dhe nën hetim për vepra penale të korrupsionit.
Janë më shumë se 6 nene të Kodit Penal që lidhen me korrupsionin që janë amnistuar nga Parlamenti, e si pasojë pritet që javën e ardhshme të dalin nga burgu një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të nivelit të ulët.
Rama.
Një mesazh, që do t’i vijë Bablokut nga Uashingtoni në fund të muajit, prill, kur pritet të hapë SPAK një hetim të fortë ndaj zyrtarëve të lartë.
Javën e ardhshme ka mbërritur gjithashtu në Tiranë një ekip special i FBI, i cili po punon së bashku edhe me DEA-n për gjetjen e parave të lidhura me mafien ndërkombëtare të kokainës. E ky mësohet se do të jetë bumi i radhës i SPAK që do të shkaktojë ‘cunami’ në Tiranë.