MENU
klinika

Artur Ajazi

Spastrimi i policisë, emergjencë kombëtare

14.04.2024 - 11:56

Muajt e fundit, klima e duhur që u krijua në rradhët e Ministrisë së Brëndshme dhe Policisë së Shtetit, krijoi mundësitë e nisjes pa vonesë të procesit të spastrimit të rradhëve të uniformave blu nga të inkriminuarit. Procesi i spastrimit të policisë nga policë, oficerë policie, dhe zyrtarë të rrangut të mesëm dhe të lartë të lidhur me krimin, mbetet emergjancë kombëtare.

Dekonspirimi i aksioneve, lidhja me elementë dhe grupe kriminale duke u paguar nga ata, bashkëpunimi me grupe kriminale duke përdhosur uniformën, ligjin, dhe postin e policit, mbeten sfida e Ministrisë së Brëndshme për të lagruar dhe penalizuar çdo person brënda rradhëve të Policisë shtetit të lidhur me krimin. Elementë të dyshimtë, të paarsimuar, madje edhe me lidhje të hershme me elementët kriminalë, kanë penetruar dhe vegjetuar në Policinë e Shtetit. Lidhjet janë të hershme dhe të shtrira deri në institucione të tjera të shtetit.

Goditja e muajve të fundit, zbatimi i rreptë i rregulloreve, ligjeve dhe procedurave të rekrutimit, apo dhe skandalet e zbuluara nga media dhe strukturat e brëndshme të Ministrisë Brëndshme, ka sjellë zbulimin, arrestimin dhe hetimin e një numri të konsiderueshëm policësh, ofocerësh policie, shefa komisariatesh, dhe deri drejtorësh policie. Tundimi ka qenë i papërballueshëm, derisa kanë qenë vënë nën urdhërat e krimit, duke abuzuar me postin, uniformën, dhe ligjet e shtetit.

Spastrimi i Policisë Shtetit nga elementët e lidhur me krimin dhe bandat, mbetet sfida e ministrit Balla. Kjo sfidë dhe ky proces ka nisur, duke patur mbështetjen edhe të partnerëve tanë stradegjikë, të cilët mbështesin reformat e thella që kanë nisur në rradhët e Policisë Shtetit dhe strukturave eprore. Në posta dhe komisariate policie në Tiranë dhe rrethe, rezultojnë policë, me dhe pa eksperiencë pune, të lidhur me bandat, që janë paguar dhe kanë shkelur ligjin dhe dekonspiruar aksionet e Policisë Shtetit. Ka prej tyre që rezultojnë përdorues droge, dhe të lidhur me trafikantë dhe deri shpërndarës droge. Kjo situatë aspak e këndshme, nuk po tolerohet nga Ministria e Brëndshme.

Vetëm në 2 muajt e fundit, janë hetuar arrestuar, larguar dhe gjykuar mbi 47 efektiva policie, shefa komisariatesh, shefa drejtorie policie, dhe zyrtare të tjerë. Alarmin e dhanë për Ministrinë e Brëndshme, edhe strukturat hetimore të partnerëve tanë stradegjikë, ku në përgjimet e tyre, dalin emrat dhe rolet e policëve dhe zyrtareve në rrjetet e trafikut dhe veprimtarive të bandave kriminale. Spastrimi i Ministrisë Brëndshme dhe Policisë Shtetit nga të lidhurit me rrjetet kriminale, mbetet sfida që Tauland Balla e ka nisur dhe do ta fitojë, padyshim edhe me mbështetjen e partnerëve tanë, shërbimeve inteligjente të SHBA-së dhe Bashkimit Europian.

Rezultatet nuk kanë munguar, por mbetet akoma punë e madhe deri në zbulimin dhe largimin e çdo personhi që akoma qendron në rradhët e Policisë Shtetit, paguhet nga taksat tona, dhe mbush xhepat edhe me para krimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN