MENU
klinika

Intervistë për VOA

Sulmet ndaj kreut të SPAK, David Wisner: Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh!

18.04.2024 - 18:34

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner ka komentuar deklaratat e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Wisner tha se është shqetësuese të shohësh këto lloj sulmesh.

Ai u shpreh se shqiptarët duan të shohin nëpunës publikë që janë të përkushtuar ndaj asaj që duan shqiptarët dhe jo ndaj interesave private të veta.

“Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë. Nuk kanë vend këtu dhe, ç’është më e rëndësishme, shqiptarët nuk duan këtë. Shqiptarët duan që udhëheqësit e tyre publikë të punojnë për interesat e tyre për ta bërë të nesërmen më të mirë. Dhe mund t’ju them që pikërisht këtë synon të bëjë ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA përkrah tyre”, tha diplomati amerikan.

Pyetje: Raporti i fundit i Freedom House ngre shqetësimin se “përpjekjet e shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre”. Si e vlerësoni një konstatim të tillë? Këto ditë kemi parë, për shembull, sulme të ashpra publike ndaj Z. Dumani nga ish-Presidenti Ilir Meta.

David Wisner: Nëse kam parë një gjë në tetë muajt e kaluar, qoftë në veri të Shqipërisë, në jug të Shqipërisë, lindje, perëndim, ajo që vërtet i bashkon shqiptarët është se duan të shohin drejtësi. Duan të shohin nëpunës publikë që janë të përkushtuar ndaj asaj që duan shqiptarët dhe jo ndaj interesave private të veta. Kjo është boll e qartë për këdo, për shqiptarët e të gjitha krahëve, dhe mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që të gjithë zyrtarët publikë të Shqipërisë ta mbajnë mirë parasysh këtë.

Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë. Nuk kanë vend këtu dhe, ç’është më e rëndësishme, shqiptarët nuk duan këtë. Shqiptarët duan që udhëheqësit e tyre publikë të punojnë për interesat e tyre për ta bërë të nesërmen më të mirë. Dhe mund t’ju them që pikërisht këtë synon të bëjë ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA përkrah tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm!

“PS, Rithemelim dhe LSI, si të gjitha palët sulmojnë njëra tjetrën për korrupsion”

Më shumë Evropë në Ballkan (dhe në Tiranë)

“Intifada” e tretë e opozitës, njëlloj si dy të parat


“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu