MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

TikToku me aplikacion të ri, synon ta konkurrojë Instagramin

19.04.2024 - 11:47

Rrjeti social TikTok po përgatit aplikacion për ndarjen e fotografive që do të konkurrojë me Instagramin. Kompania ka thënë se po punon në një “hapësirë të dedikuar” për foto dhe tekst, dhe disa përdorues kanë marrë tashmë njoftime se postimet e tyre që përmbajnë foto do të ndahen me aplikacionin e ri “TikTok Notes”, përveç nëse zgjedhin t’i fshin. Ky është shembulli më i fundit i kompanive të rrjeteve sociale që imitojnë njëra-tjetrën, ashtu si Instagrami lansoi Reelsin në përgjigje të TikTokut në vitin 2020.

Edhe pse është “kopjim”, lëvizje të tilla mund t’i shpërblejnë kompanitë, por vetëm nëse bëhen në mënyrën e duhur. Një shembull është Instagrami, i cili kopjoi Snapchatin duke prezantuar veçorinë Stories. Megjithatë, një lëvizje e ngjashme nga Twitteri përfundoi me dështim. TikToku nuk e ka përfunduar ende punën në aplikacionin Notes, as nuk ka zbuluar datën e lansimit, por njoftimet e marra nga disa përdorues tregojnë se do të lejojë ngarkimin dhe ndarjen e postimeve të fotografive në aplikacionin e ri. Aktualisht, TikToku lejon përdoruesit të postojnë sekuenca fotografish me tinguj dhe filtra.