MENU
klinika

Takimi mbahet të enjten

Tjetër hap për dialogun Kosovë-Serbi! Lajçak shpresë për zgjidhje

01.04.2024 - 13:14

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç do të jenë në Bruksel këtë javë.

Lajçak u shpreh se shpreson që në takimin e së enjtes të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura.

“Të dyja palët do të jenë në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë mosmarrëveshjet e mbetura të enjten për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, shkruajti Lajçak.