MENU
klinika

“Isha me dy kolegë hetues”

Veliaj flet për herë të parë pas daljes nga SPAK: Isha në cilësinë e bashkëpunëtorit!

30.04.2024 - 17:04

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pas daljes nga SPAK ka deklaruar se ishte “me dy kolegë hetues”. Para gazetarëve ai dha detaje se u pyet për çështjen e inceneratorëve, duke theksuar se aty ishte në cilësinë e bashkëpunëtorit.

“Falenderoj kolegët e SPAK, një institucion që unë nuk kisha pas të bëja më parë. Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim persë mbari në Shqipëri. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet ti forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor”, tha Veliaj

Veliaj po ashtu tha se tashme ndihet me i lehtesuar, ndersa theksoi se iu kerkua që për shkak te sekretit hetimor te mos i ndaje me mediat.

“Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Të gjitha shpjegimet për mënyrën ku dallon projekti i IFC i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish bashkia me 37 euro tonin dhe si ky proces ishte një gjë tjetër e pa kërkuar nga investitorë që nuk kishin lidhje me bashkinë dhe IFC. U thanë edhe disa detaje të tjera. Dy koleget hetues me kanë kërkuar që për cështje të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka sjellë edhe prova të tjera mu kërkua që të mos i ndaj me gazetaret. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen më të lehtësuar. Unë ndihem më i lehtësuar që pata mundësinë të them fjalën time“, tha kryetari i bashkise.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazment Bardhi reagon pas deklaratave të Erion Veliajt

“Askush që kapet duke abuzuar me detyrën nuk duhet të rrijë në detyrë”


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin