MENU
klinika

Gazment Bardhi reagon pas deklaratave të Erion Veliajt

“Askush që kapet duke abuzuar me detyrën nuk duhet të rrijë në detyrë”

05.04.2024 - 21:53

Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e Erjon Veliajt lidhur me protestën e sotme të shoqërisë civile që kërkonte dorëheqjen e tij për shkak të arrestimit të drejtorëve të bashkisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë.

“Në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Pse ai edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës”,shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ditën që Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erjon Veliajn për aferën 22 milion euro të kompanisë “5D-rejtora”, ky i fundit njoftoi se ishte shtruar në QSUT për një ndërhyrje shëndetësore. Nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!

Deri atëherë, në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Pse ai edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës.

Kërkesa e sotme e qytetarëve të Tiranës për largimin e tij nga zyra e qytetarit të parë të kryeqytetit është legjitime. Askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë. Hajnat dhe abuzuesit me detyrën e kanë vendin në burg!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazment Bardhi reagon ashpër ndaj kryeministrit

“Fondet për fermerët shkojnë për të ndërtuar vila”