Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ka rrëfyer detaje për ndarjen e saj nga reperi i njohur Getinjo, me të cilin nisi një romancë teksa ishin pjesë e garës së BBV, në edicionin e parë.
Vivien ka folur dhe më herët lidhur me arsyet që çuan në ndarjen e tyre, ndërsa tani, e ftuar në “Shok Podcast”, ajo ka treguar vështirësitë e marrëdhënies së tyre.
“Unë kam hequr shumë, kam hequr të zinjtë e ullirit edhe jam munduar me të gjitha, dhe kur e pash që s’kisha fuqi të bëja më asgjë dhe thash ‘Pse duhet unë të bëj gjë, sepse s’po bën njeri për mua gjë’. Nuk është se ia bëra me inat, unë thjeshtë shpreha se për çfarë u ndava”, është shprehur ajo.
Sipas Vivien, varësia e reperit nga bixhozi duket se ka qenë pikënisja e problemeve që të dy kanë hasur pavarësisht nga dashuria e madhe.
“Dashuria nuk mjafton”, është shprehur ajo, ndërsa tregoi se statusi i tyre i të qenit personazhe të famshëm, e bëri edhe më të komplikuar marrëdhënien.
Ajo gjithashtu zbuloi se ka dëgjuar që ish-i dashuri i saj, Getinjo tashmë ka filluar të distancohet nga “veset e këqija”.
“Kam dëgjuar që ka hequr dorë nga ajo gjë, shpresoja, por e kam ditur që ka diçka më shumë se bixhozi brenda tij, prandaj rrija. Por erdhi në një pikë që u lodha, u lodha duke u lodhur. U lodha duke u mërzitur”, përfundoi ajo.