MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikon konsumi i qumështit të lopës në çrregullimet e gjumit?

21.05.2024 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Djali im 2 vjeç e konsumon shumë qumështin e lopës para se të flejë në drekë dhe darkë. Por gjatë natës zgjohet shumë shpesh, të paktën 2-3 herë. Mendoni se konsumimi i tepërt i qumështit është shkak i zgjimit të tij gjatë natës? Theksoj se djali nuk pranon të pijë asnjë lëng tjetër.

Mjeku: E vërteta është se, fëmijët e vegjël pasi mbushin vitin duhet të ushqehen me larmi më të madhe, dhe qumështi kalon si një ushqim plotësues dhe jo kryesor. Teprica e qumështit të lopës mund të bëhet shkak i shfaqjes së anemisë, pasi kalciumi i tepërt mund të pengojë përthithjen e hekurit. Për më tepër, çdo ushqim i marrë në tepri i ngarkon fëmijët me kalori, të cilat duhet t’i merrte në një paketë tjetër ushqyese, nga ushqime të tjera, të ndryshme nga qumështi.

Në këtë moshë, është e mjaftueshme sasia e 1-2 gotave qumësht në ditë. Për të mos thëne se, pas shkëputjes nga qumështi i gjirit, konsumi i qumështit nuk është dhe aq i nevojshëm sa mendohet. Kjo vërtetohet nga fakti se në
vendet të cilat kanë konsumin më të ulët të qumështit, shihet përqindje më e ulët e osteoporozës.

Pra, konsumi i qumështit nuk rezulton parandalues për osteoporozën dhe humbjen e masës kockore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.