Këngëtarja Arta Bajrami ka zbuluar se dy fëmijët e saj më të vegjël, Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit.
Artisja u shpreh se diagnostikimi i fëmijëve të saj me spektrin e autizimit është bërë vonë, ndërsa shtoi se po marrin trajtim.
Arta Bajrami rrëfeu se Zoti i ka dërguar dy engjëj që i japin dashuri pa kushte.
“Dua të tregoj një të vërtetë, është mirë ta dijë edhe publiku. Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, ju kemi qënduar mbrapa bashkë me bashkëshortin. Vonë janë diagnostikuar.
Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tani Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm të flasin nuk munden ende. Janë të pavarur në gjërat që bëjnë”, u shpreh Arta Bajrami.
Ajo u bëri thirrje nënave që të mos i fshehin fëmijët e tyre, por t’i shoqërojnë kudo, ndërsa shtoi se për shkak të diagnostikimit me autizëm të fëmijëve, shumë çifte kanë shkuar drejt ndarjes.
Arta Bajrami tregoi se vajza e saj e madhe, Viktoria kujdeset shumë për motrën dhe vëllain.
“Nënat mos ti fshehin, ti shoqërojnë gjithkund. Ka raste që për shkak të autizmit çiftet ndahen, nuk mund ta përballojnë, akuzojnë njëri-tjetrit, jo genet e tua. Nuk ka shkak për autizmin. Duhet të punosh në talentin që kanë, duhet t’ua zbulosh.
Ideali është tek numrat, tek matematika. Unë shpresoj akoma për të mirë, mendoj se do të ndryshojnë. I lutem Zotit që të rregullohen, ishalla zhvillohen si gjithë fëmijët e tjerë normal. Ata duhet të jenë të pavarur. Unë do t’i qëndroj deri në frymën e fundit së bashku me bashkëshortin, por kur të na marrë Zoti neve kush do t’i rrijë mbrapa. Shteti duhet të mendojë shumë për ta. Vajza, Viktoria kujdeset për ta”, u shpreh këngëtarja.