MENU
klinika

Sekuestrimi i pasurive të paligjshme

Balla: Së shpejti do ngrihet zyra e Rikuperimit të Aseteve

20.05.2024 - 13:46

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë të ditur se së shpejti do të ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve në përputhje me standardet më të mira të Bashkimit Evropian.

Në një reagim publik, Balla ka thënë se gjurmimi dhe sekuestrimi i pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale janë prioriteti i tyre që së shpejti do të materializohet me nismën konkrete të zyrës së Rikuperimit të Aseteve.

Ministri Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit në Durrës, Tiranë, Krujë, Vlorë dhe Policisë Kufitare Durrës për vendosjen para drejtësisë së 18 shtetasve, sekuestrimin e pasurive dhe shumave monetare të përfitura nga aktivitete të paligjshme.

“Gjurmimi dhe sekuestrimi i pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaria kriminale jane prioriteti ynë, i cili së shpejti materializohet me një nismë konkrete ligjore në perputhje me standardet me te mira të Bashkimit Evropian: Ngritja e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë, Krujë, Vlorë dhe Policisë Kufitare Durrës për vendosjen para drejtësisë së 18 shtetasve, sekuestrimin e pasurive dhe shumave monetare të përfitura nga aktivitete të paligjshme. Në të gjithë vendin vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, zbardhja e vjedhjes së pronës dhe gjetjq/ndalimi i shtetasve në kërkim nga drejtësia”, shkruan Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministri i Brendshëm flet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët

“Mos harroni që integrimi në BE ka përfitime dhe përgjegjësi!”

Eksperti i Sigurisë: Ata janë gati dhe presin sinjalin për agresion

“Në kufi me Kosovën po trajnohen serbë!”