MENU
klinika

Çfarë është ky lloj çrregullimi?

Çfarë duhet të dini për sindromën e “gjumit të vonuar”

15.05.2024 - 11:52

Ne të gjithë biem dakord në faktin që një gjumë jo i mirë dhe cilësor ndikon në gjithë mbarëvajtjen e përditshmërisë mes punës, shtëpisë e familjes. Por, duket se ekziston edhe një çrregullim që ndryshe njihet si DSPS (Delayed sleep phase syndrome), pra një sindromë e gjumit të vonuar.

Çfarë është ky lloj çrregullimi?

DSPS është një çrregullim i ritmit cirkadian që ndikon në aftësinë e një personi për të shkuar në shtrat në një orë “normale”. Pavarësisht se çfarë bëni, trupi nuk funksionon sipas një orari të pranueshëm, por këta persona flenë zakonisht nga ora dy deri në gjashtë të mëngjesit. Me pak fjalë, ju shndërroheni në një “buf nate”. Njerëzit me sindromën e fazës së gjumit të vonuar kanë vështirësi jo vetëm në përpjekjen për të shpjeguar atë që po përjetojnë, por edhe të përshtaten me një orar normal gjumi.

Çfarë e shkakton sindromën e gjumit të vonuar?

Nuk ka asnjë faktor të vetëm që shpjegon pse disa njerëz vuajnë nga ky çrregullim. Në fund të fundit, orët e brendshme të disa njerëzve nuk përputhen me një ritëm të caktuar cirkadian (gjumë-zgjim). Ajo që studiuesit kanë gjetur është se shumë aspekte të jetës mund të ndikojnë në këtë gjendje. Këta faktorë janë:

-Gjenetika

-Ndryshimet pas pubertetit

-Çrregullimet psikologjike dhe neurologjike