Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm është mbajtur sot seanca për ish-efektin e RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 2 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.
Ekspertëve e pavarur që kanë rindërtuar skenën e krimit kanë paraqitur konkluzionet e riekspertimit, sipas të cilave rezulton se konflikti i armatosur fillon nga pozicioni ku është viktima.
“Konflikti i armatosur fillon nga pozicioni ku është viktima. Reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitës. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1 metër. Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qitës pranë tij. Viktima Pjerin Xhuvani nuk na rezulton të ketë pasur armë dhe fakti që Pjerin Xhuvanit i janë gjetur faktorë plotësues (gjurmë baruti) në rroba dhe jo në duar, tregon që nuk ka pasur armë”, thuhet në konkluzionin e ekspertëve.
Arbër Paplekaj pyeti në sallën e gjyqit ekspertët: A mund të ketë qene ngjitur një qitës me viktimën derisa faktorët plotësues dalin nga tyta dhe anësore nga dritarja pistoletës?
Ekspertet përgjigjen: Po, ngjitur 1 cm afër ose maksimalisht deri në 1 metër afër.