MENU
klinika

Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt

Kërkohet arrest shtëpie për 6 efektivë të “Shqiponjave”

22.02.2023 - 10:51

Pas gati dy vitesh nga ngjarja e rëndë që tronditi mbarë vendin, ku u përplasën me armë militantët e Partisë Socialiste me persona që shoqëronin drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Prokuroria vjen me prova të reja në gjykatë.

Sipas të dhënave të bëra publike, ditën e djeshme u mësua se prokuroria ka kërkuar mbajtjen në arrest shtëpie të 6 efektivëve të Policisë, pasi sipas prokurorisë ekzistojnë fakte dhe prova se ata kanë qenë në dijeni të armatosjes së Arbër Paplekajt. Prokuroria ende nuk di nëse këta punonjës policie kanë qenë në dijeni të armatosjes së të gjithë grupit të militantëve që mbështesnin forcën politike në pushtet, por efektivët e repartit “Shqiponja” janë vënë nën akuzë për shpërdorimin e detyrës, pasi kanë qenë në dijeni të armës që mbante me vete Paplekaj, personi që i mori jetën Pjerin Xhuvanit, i cili gjendej ditën e ngjarjes në vendin e ngjarjes!

Edhe pse ngjarja ndodhi në mes të ditës dhe në mes të Elbasanit, policia dhe prokuroria ende nuk e kanë mësuar autorin që qëlloi mbi mjetin me të cilin lëviznin mbështetësit e PD-së, ku mbetën të plagosur dy persona. Arbër Paplekaj, që pranoi vrasjen e mjekut Xhuvani ka pranuar se ka vrarë në kushtet e vetëmbrojtjes, por prokuroria tashmë ka nën hetim edhe 6 efektivët e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, të cilët mësohet se janë pezulluar nga detyra dhe do të dalin në gjykatë ditën e nesërme ku edhe do të njihen me masën e sigurimit personal

Seanca
Prokuroria e Elbasanit ka gjetur prova të reja për implikimin e policisë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Elbasan. Provat e reja duket se fajësojnë efektivët e repartit shqiponja, të cilët gjykata e Apelit i kishte shpallur të pafajshëm dhe i kishte kthyer në detyrë. Organi i akuzës ka kërkuar para gjykatës të martën arrest në shtëpi për 6 policët pasi sipas prokurorisë ata kanë qenë atë ditë në dijeni se Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur, dhe nuk e kanë parandaluar ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Burimet zyrtare thanë se akuzat janë ngritur për efektivët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Policët u pezulluan nga detyra me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, me akuzën për “Shpërdorim detyre”, pas vrasjes së Xhuvanit, ndërsa më pas Apeli i rikthej në detyrë. “Është një e re shumë e rëndësishme, pohoi avokatja e familjes Xhuvani, sepse e bën akoma shumë misterioze dhe sigurisht të pakuptueshme sjelljen e policisë përpara vrasjes.

Me këto prova të reja që na dhanë prokurorët, nga e cila rezulton se ishte të paktën një person i armatosur, në mendimin tim do të ishte dashur që të ndërhyhej në mënyrë të ndryshme nga ajo sesi, në të kundërtën, ndodhi. Me një veprim të drejtë parandalues ajo vrasje do të kishte qenë e mundur që të evitohej”. Ndërsa për të rejat në referim me rastin e sinjalizuar nga avokatja Tahiraj në javët e kaluara për një dëshmitar që mund të jetë në rrezik jete dhe që mund të bashkëpunojë me drejtësinë Tahiraj tha vetëm se ka marrë një letër nga drejtuesi i Prokurorisë që i komunikon se ja ka besuar Prokurorëve dhe policisë administrimin e kësaj situate për kompetencat e tyre respektive.

Avokatja e familjes Xhuvani Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka zbardhur detajet e reja për vrasjen në Elbasan. Avokatja u shpreh se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 3 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur. “Është një e re shumë e rëndësishme, pohoi avokate Tahiraj, sepse e bën akoma shumë misterioze dhe sigurisht të pakuptueshme sjelljen e Policisë përpara vrasjes. Me këto prova të reja që na dhanë prokurorët, nga e cila rezulton se ishte të paktën një person i armatosur, në mendimin tim do të ishte dashur që të ndërhyhej në mënyrë të ndryshme nga ajo sesi, në të kundërtën, ndodhi. Me një veprim të drejtë parandalues ajo vrasje do të kishte qenë e mundur që të evitohej”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Vendimet që u morën sot ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Gjykata merr vendim për dosjen ndaj Arbër Paplekajt

Në pyetje një numër i madh dëshmitarësh

Mbahet seanca e gjyqit të Paplekajt për vrasjen e Xhuvanit


Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan