MENU
klinika

Dështimi në KiE, reagon

Deputetja finlandeze: Kosova, pjesë e Evropës demokratike

18.05.2024 - 12:03

Pas mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës, ka reaguar edhe deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Tuppurainen shkroi se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

Tutje, ajo potencoi se Kosova është pjesë e Evropës Demokratike, shkruan Klankosova.tv

“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar ajo.