MENU
klinika

Dy "lojtarë" të rinj po dalin në skenë

Pse Putin po heq qafe njerëzit e tij më të besuar?

11.05.2024 - 08:30

Pasi Vladimir Putin u betua për mandatin e tij të pestë presidencial, ligji rus i kërkonte atij të shpërndante qeverinë ekzistuese dhe të vendoste një të re. Megjithatë, shkalla e këtij riorganizimi mbetet e pasigurt dhe është ende e paqartë nëse presidenti rus do të zgjedhë t’i lërë gjërat kryesisht ashtu siç janë ose nëse do të shfrytëzojë mundësinë për të riorganizuar plotësisht qeverinë dhe administratën e tij. Kjo përmbysje e mundshme ka nxitur spekulime se kush mund të zëvendësohet, promovohet ose lihet “i paprekur”. Burime pranë Kremlinit dhe Kabinetit të Ministrave të Rusisë thanë për “Meduza” se kanë besim se zyrtarët më me ndikim do të mbajnë pozitat e tyre. “Ne prisnim një rindërtim të madh pas zgjedhjeve, por deri më tani duket se nuk do të ketë asgjë nga kjo”, tha një njeri i njohur, pranë administratës së Putinit. Sipas vlerësimit të tij, kryesia e vendit aktualisht është në mëdyshje për ndonjë “ndryshim të madh”, duke qenë se është ende e paqartë se çfarë do të arrijë saktësisht ushtria ruse në frontin ushtarak. Megjithatë, misteri dhe pikëpyetjet mbeten.

How Putin Controls Russia | The New Yorker

Dy lojtarët e rinj

Nga fundi i vitit 2023, ka pasur diskutime serioze mes “elitave ruse” për mundësinë e largimit të kryeministrit Mihail Mishustin, thanë burimet. Këtë herë ndoshta nuk do të jetë ndryshe. Një burim i afërt me qeverinë ruse tha se konsensusi mbizotërues ishte se “Mishustin do të qëndrojë”. Megjithatë, ai vuri në dukje se fati i kryeministrit varet vetëm nga Putini, i cili “shpesh merr vendime të papritura”. Denis Manturov, ministri rus i industrisë dhe tregtisë, dhe Marat Khusnullin, zëvendëskryeministër i ngarkuar me projektet federale të ndërtimit, pritet të ruajnë postet e tyre. Burimet thonë se të dy zyrtarët kanë një marrëdhënie të mirë me Putinin. Megjithatë, sipas burimeve, asnjëri prej tyre aktualisht nuk pritet të ketë ndonjë post më të mirë. Kështu, në mediat e pavarura, shfaqen dy persona të shquar nga klani i Putinit, të cilët i shohin djemtë e tyre në pozicionin e Mishustinit, nëse jo tani në nxitimin e parë, pastaj në tjetrin. I pari është Nikolai Patrushev, “siloviku” kryesor i Kremlinit, “luftëtari antiamerikan” qendror i Putinit. Ai u forcua veçanërisht gjatë luftës deri në masën që disa e përmendin edhe si pasues të mundshëm të Putinit. Konkurrenti i tij më i madh në lojërat e froneve të Kremlinit është një nga miqtë më të ngushtë të Putinit, bankieri dhe manjati i medias Yuri Kovalchuk.

Big Changes? Or Maybe Not. Putin's Plans Keep Russia Guessing. - The New York Times

Ndryshimet në qeveri

Së shpejti mund të ketë vende të tjera të lira në Qeveri. Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Vedomosti, autoritetet ruse po shqyrtojnë krijimin e një ministrie të re për të mbikëqyrur “politikën rinore dhe edukimin patriotik”, ndërsa dy ministritë ekzistuese të arsimit të vendit mund të shkrihen përsëri në një organ, siç ishin para vitit 2018. Burimet e Medusa-s e vlerësuan këtë si një nga skenarët më të mundshëm për “rikonfigurimin” e strukturave arsimore të qeverisë. Natalia Agre , e cila drejton Institutin për Studimin e Fëmijërisë, Familjes dhe Arsimit dhe Zëvendës Ministri i Arsimit Aleksandar Bugaev janë ndër kandidatët e mundshëm për postin e ministrit. Sipas burimeve pranë Kremlinit dhe qeverisë ruse, si Zëvendës Shefi i Parë i Shtabit Sergei Kiriyenko dhe vëllezërit Kovalchuk (të cilët janë shumë të afërt me Putinin) po konkurrojnë për “kontrollin” jozyrtar të ministrisë së re.

Russian government resignation: what's just happened and what's in store for Putin beyond 2024?

Largimet e bujshme

Një burim i brendshëm i qeverisë vuri në dukje se ka gjithashtu një grup zyrtarësh qeveritarë dhe politikanësh “të cilët mezi presin të dalin në pension”. Ata nuk duan të tërhiqen plotësisht, por kalojnë në pozicione më të qeta që janë më të përshtatshme për moshën ose shëndetin e tyre. Si dy shembuj, u përmendën presidentja e Këshillit të Federatës, Valentina Matviyenko , e cila aktualisht është 75 vjeç, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, i cili është 74 vjeç. Megjithatë, nuk është e sigurt që ai do të marrë poste të reja. Siç tha një burim i afërt me administratën e Putinit, shumë po pyesin nëse ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe ai i Jashtëm Sergei Lavrov do të mbeten në qeveri pas inaugurimit.