“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Embolia pulmonare, faktorët rrezikues dhe shkaqet
Mjeku: Embolia pulmonare është një gjendje e rrezikshme për jetën që shfaqet kur gjaku i mpiksur ose ndonjë material tjetër bllokon një arterie pulmonare. “Embolia pulmonare nuk është një sëmundje por është komplikacion i trombozës së thellë venoze”. Kjo patologji shpesh shkaktohet nga shkëputja e një trombi, apo një fragmenti të tij i cili ndalon në bifurkimin ose në një nga degët kryesore pulmonare, për çka edhe procesi emërohet tromboembolia pulmonare.
Vendet e formimit të trombeve janë: pulpat e këmbëve, venat e pelvisit, venat e uterusit (pas lindjes) atriumi i djathtë në të sëmurët me IKK.
Faktorët predispozues
Staza e gjakut (shtatzënia, obeziteti, IKK)
Anomalitë dhe dëmtimet e murit e venave (proceset kirurgjikale fleboskleroza)
Çrregullimet e koagulimit të gjakut (mungesa e antitrombinës III, trombozat pas operacioneve, rritja e fibrinogjenit).
Shkaqet
Shumica e embolive pulmonare, në 90 % të rasteve shkaktohen nga trombozat venoze të gjymtyrëve të poshtme dhe ndonjëherë nga flebitet e legenit, të çara superior ose të dhomëzave të zemrës.
Megjithatë, pothuajse në 15 % të rasteve asnjë rrethanë favorizuese nuk është gjetur.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.