23.05.2024 - 11:12
Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë në një aksident në Lezhë.
Mësohet se shoferi ka pësuar arrest kardiak dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari me iniciale A. S., ka humbur jetën.
Ndërsa pasagjerët në furgon raportohet se nuk janë lënduar.
“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, sqaron policia.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rihanna së shpejti, sërish si aktore