MENU
klinika

Vlera e lëndës narkotike, miliona euro

Kokainë “lumë” në Portin e Pireut, kapen dy ngarkesa që vinin nga Amerika Latine!

28.05.2024 - 20:13

Dy ngarkesa me kokainë që vinin nga Amerika Latine janë kapur sërish në Portin e Pireut në Greqi.

Ngarkesa e parë prej 110 kg kokainë është në kontejner me kallamarë të ngrirë të importuar legalisht. Ngarkesa me origjinë nga Peruja ishte e destinuar për në Kroaci.

Sipas autoriteteve helene pas një kontrolli për zbulimin e drogës, nga data 23 deri më 27 maj 2024 në portin e Pireut, në një kontejner u gjetën 110 kg kokainë, e fshehur në kallamar të ngrirë, me origjinë nga Peruja me destinacion Kroacinë.

Droga ishte në 100 pako dhe përmbante 109 kilogramë e 600 gramë kokainë.

Ndërkohë ngarkesa e dytë vinte nga Ekuadori dhe u kap po në portin e Pireut. Kokaina prej 46 kilogramë ishte e fshehur në kuti bananesh. Ndërsa vlera e lëndës narkotike llogaritet në 2 000 000 euro.

Kujtojmë që pak ditë më parë po në Portin e Pireut u sekuestrua një tjetër sasi kokaine, ku në pranga u vunë edhe dy shtetas shqiptarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga rastet e bujshme të drogës te kërcënimet

Si u kthye porti i Durrësit në portën e narkotrafikut!

5 operacionet e suksesshme të autoriteteve në Shqipëri

Në vetëm 4 muaj gati 1 ton kokainë u zbulua në Portin e Durrësit