MENU
klinika

Zhvlerësohen valutat

Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol

06.05.2024 - 12:32

Çmimi i karburantit në vend duhet të ulet, thotë Konfindustria, për shkak se monedhat e huaja janë zhvlerësuar. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thotë se edhe pse leku është forcuar në nivele historike, përsëri çmimi i karburantit nuk ka pësuar ulje. Shkak për këtë situatë thuhet në njoftim është tregu i organizuar në formën e kartelit dhe oligopolit si edhe mosveprimi i institucioneve për të rregulluar këtë situatë.

Reagimi vijon më tej duke thënë se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve në rajon, ku nafta e benzina shiten afër 1.8 dhe 1.85 euro/litri, nga 1.1 euro në Kosovë. Konfindustria vlerëson, se çmimet e larta të karburanteve në vend po dëmtojnë qytetarët dhe bizneset që po përballen me kosto të larta.

Deklarata e plotë

Konfindustria vlerëson se forcimi në nivele historike i Lek-ut ndaj Dollarit dhe Euro-s nuk po ndikon në uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Tregu i karburanteve në Shqipëri, i organizuar në formën e kartelit dhe oligopolit si edhe mosveprimi i institucioneve rregullatore, nuk e përcjell forcimin e Lek-ut në uljen e çmimeve fundore për qytetarët dhe bizneset.

Fuqizimi i Lek-ut ka arritur në muajin prill dhe maj 2024 nivele të krahasueshme me periudhën e kulmit të sezonit turistik 2023. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të ketë çmime të tepër të larta të karburanteve në krahasim me shtetet e tjera të rajonit si Kosova dhe Maqedonia. Duke barazvlerësuar dhe ngarkesën fiskale përkatëse, çmimet e karburanteve në Shqipëri në muajin prill dhe javën e parë të majit 2024 janë të paktën 25-30 lek më të shtrenjta sesa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

P.sh produkti naftë në Kosovë në shitjet me pakicë në javën e parë të majit 2024 tregëtohej në kufijtë e 1,16-1,18 euro/litër, ndërkohë në tregun e Shqipërisë ishte 180 -185 lekë/litër ose afërsisht 1,8-1,85 euro/litër me kursin e sotëm valutor. Përmendim, se shtetet në fjalë kanë kosto shtesë krahësimisht Shqipërisë në tregun e karburanteve.

Konfindustria vlerëson, se çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri përcillen si inflacion i drejtpërdrejtë te qytetarët, rritjen e kostove të bizneseve prodhuese dhe uljen e fuqisë konkurruese përballë importeve me pasja tepër të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare. Përveç çmimeve të larta tregu i karburanteve paraqet shqetësime serioze edhe përsa i përket cilësisë së dobët dhe vjedhjeve në volumet e shitjes me pakicë për qytetarët dhe bizneset.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimi i naftës “në qiell”

Konfindustria kërkesë për ndryshimin e Bordit

"Falimentime masive dhe papunësi!"

Konfindustria kundër paketës antikrizë