Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Kosova të përmbahet nga vendimet provokuese pas paralajmërimit të zv.drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, se ura e Ibrit do të hapet së shpejti. BE ka theksuar se hapja e urës është objekt i dy marrëveshjeve të Brukselit, të cilat janë nënshkruar në vitin 2015 dhe 2016. Prandaj, ata besojnë se palët për të gjitha vendimet dhe negociatat lidhur me çështjen e urës duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut. “Hapja e urës në Mitrovicë është objekt i dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të Dialogut me mbështetjen e BE-së në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga BE gjatë viteve, ura është ende e mbyllur për trafik. Pasi që kjo çështje ka të bëjë me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, negociatat dhe të gjitha vendimet lidhur me Urën duhet të zhvillohen në kuadër të Dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur BE. Mirëpo, Lista Serbe e lidhi hapjen eventuale të urës mbi Ibër me Qeverinë e kryeministrit Kurti. Kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë, e cila gëzon edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar – tha përmes një komunikate për media se hapja e urës në Mitrovicë të Veriut për automjete, është “absolutisht e panevojshme, e papranueshme dhe një lëvizje përshkallëzuese, që synon destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”. Sipas kësaj partie, një veprim i tillë nuk mbështetet as nga pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët janë shumicë në veri të Kosovës. Ajo, po ashtu, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “t’i tregojë Albin Kurtit se hapja e urës s’mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës”.
Si do të ndikojë vendimi në dialogun me Serbinë
Kosova kërkon të rihapë urën e Ibrit/ Çfarë ka paralajmëruar BE
31.05.2024 - 12:10
BIRN: Po eksporton municione për 6 kompani amerikane!
Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Kosovë