MENU
klinika

Analiza

Kush e vendos fituesin në zgjedhjet presidenciale të SHBA?

10.05.2024 - 17:11

Kushdo që mendon se ishte Facebook, ai që e krijoi Trump-in e ka gabim. Dhe ajo që po përjetojmë, e dëshmon këtë. Trump është ende këtu dhe Facebook gati ka vdekur…

Pak ditë më parë, në Universitetin e Alabamas në SHBA, nisi një protestë kundër luftës së Izraelit në Gaza. Një grup tjetër aty pranë që nisi një kundër-protestë, filloi të bërtiste: ”Shkofsh në Djall Joe Biden!”. Dhe si kundërpërgjigje, të tjerët bërtitën: ”Shkofsh në Djall Joe Biden!”.

Pra të dyja palët e fyen presidentin për një kohë. Flamujt izraelitë dhe flamujt palestinezë bëhen bashkë nga urrejtja për Biden. “Ishte një moment i veçantë. Lufta është e papëlqyeshme, protestat janë jopopullore dhe Joe Biden dhe Donald Trump janë gjithashtu të papëlqyeshëm”- thotë gazetari Ben Smith, themeluesi i portalit informativ në SHBA, Semafor.

“Ne duhet ta shohim Partinë Demokratike si një koalicion të ngjashëm me ato në Evropë. Por unë mendoj se nuk ka alternativë tjetër ndaj Biden. Këto mund të jenë zgjedhje, që mund të fitohen me një rezultat shumë të ngushtë. Por humbja e mbështetjes së disa studentëve mund të mos ketë rëndësi. Nëse lexoni mediat amerikane, mund t’iu duket sikur lufta zhvillohet në kampuset tona universitare dhe jo në Lindjen e Mesme”- shton ai.

Po në lidhje me votën e myslimanëve në një shtet tradicionalisht të lëkundur si Michigan? “Nëse Biden humbet, kjo do të ketë një mijë arsye. Segmenti i myslimanëve, është një pjesë shumë e vogël”- thotë gazetari amerikan. Sipas Smith, ndikimi më i madh i protestave tek Biden është duke e bërë atë të duket i dobët, si një udhëheqës që i kanë dalë gjërat jashtë kontrollit, dhe pikërisht njeriut që u kishte premtuar amerikanëve qetësi pas viteve kaotike të presidencës së Donald Trump.

“Dhe gjatë verës studentët rikthehen në shtëpi. Mendoj se është e mundur që në nëntor të kthehemi pas në kohë dhe të themi:E mbani mend çmendurinë që ndodhi në prill?”. Smith kujton se po nënvlerësohet një pjesë të madhe e votuesve. Fjala është për ata që nuk janë interesantë për mediat, por që votuan fillimisht Barack Obamën, pastaj për Donald Trump dhe së fundmi për Joe Biden.

“Shumë e çuditshme, por kështu është. Kur mbuloja zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, pashë një shtëpi në Indiana që kishte qenë historikisht selia e Ku ​​Klux Klan:mbante një simbol pro-Obama-s dhe një flamur të Konfederatës. SHBA-ja është një vend i çuditshëm”- nënvizon ai. Tani Trump po kërkon mbështetjen afro-amerikanëve, e cila në shumë aspekte thotë Smith, është elektorati i tij ideal:i klasës punëtore, shpesh me një të kaluar në ushtri dhe në pozita sociale konservatore. Po hispanikët?

“Është një komunitet shumë i larmishëm. Midis tyre ka multimilionerë me ferma në Teksas, por edhe kubanë antikomunistë që sapo kanë ardhur në SHBA. Ata priren ende të votojnë për demokratët. Por Biden gaboi duke thënë ‘Le të hapim kufijtë’, pasi emigrantët e rregullt i urrejnë ata që kanë hyrë këtu në mënyrë të parregullt.

Partia Republikane po bëhet më e afërt me një klasë punëtore shumë-racore. Smith thotë se përgjithësi duket si një zgjedhje ku dihet gjithçka për kandidatët, dhe ku askush nuk duket se ndryshon mendje. “Dhe më pas janë forcat tektonike të ekonomisë, ato që do të kenë një efekt të madh në votime, por për të cilat po flitet pak”-gjykon ai.

Ben Smith ndodhet në Itali për të prezantuar librin e tij “Trafiku” , ku ai flet për evolucionin e medias vitet e fundit. Ai ka qenë protagonist me shkrimet e tij në BuzzFeed, Politico dhe Neë York Times por edhe me postimet në mediat sociale.

“Kur fitoi Trump herën e parë, Facebook u fokusua tek angazhimi dhe ndarjet e postimeve me të tjerët. Tani nuk funksionon më kështu, mediat sociale nuk e shtyjnë më populizmin në të njëjtin nivel. Edhe pse janë edhe më të forta se më parë në përhapjen e informacioneve të rreme. Kushdo që mendon se ishte Facebook, ai që e krijoi Trump-in e ka gabim. Dhe ajo që po përjetojmë, e dëshmon këtë”- deklaron Smith.

Trump është ende këtu dhe Facebook gati ka vdekur. “Në vitet 2010, kishte një përputhje midis fuqisë së mediave sociale dhe populizmit ndërkombëtar, ku lideri duhej të tregonte se ishte një personazh periferik që thoshte diçka të turpshme, seksiste ose të rreme për të sulmuar establishmentin. Më pas ai mund t’u thoshte njerëzve:E shihni që jam si ju, një i njeri i lënë në periferi nga paria e vendit. Ndaj kemi të njëjtët armiq”- shto ai.

Nga ana tjetër, ai është i bindur se mediat sociale nuk kanë sot të njëjtën forcë. Ndërkohë, kanë ndryshuar edhe mediat tradicionale. Përpara se të gjithë të ndiqnin të njëjtin qasje në mediat sociale, tani duan që diferencojnë atë. Botuesit kërkojnë një audiencë më të vogël dhe më aktive. Publiku që lexon Semafor, edhe duke pasur fokusin e tij shumë jo-amerikan në pjesë të tjera të botës, si Afrika, është ai i një audience që “nuk lexon për të vërtetuar opinionin e tij politik dhe që tashmë e di informacionin”, si ato që gjenden në postimet në Instagram të shumë gazetave. “Sot tendenca kryesore është fragmentimi. Nuk mund ta kuptosh se cili është drejtimi i medias, pasi secila ka të vetin. Statistikat thonë se ekziston një podcast i preferuar mes amerikanëve, ai i Joe Rogan, por gjithsesi ndiqet nga vetëm 5 për qind”- shprehet ai. Asnjë autor podkasti nuk është dominues. TV mbetet i njëjtë, dhe çdo vit rrjetet bëhen më të vogla.

Gjithçka po bëhet më e vogël. Disa e shohin rrezikun e flluskave gjithnjë e më të izoluara. Por polarizimi i viteve të fundit, u krijua në një mjedis të hapur, ku kishte hapësirë ​​për t’i bërtitur njëri-tjetrit. Smith nuk është shumë i shqetësuar për gjeneratat e reja, ai thotë se të rinjtë nuk kanë lexuar asnjëherë shumë gazeta: “Unë jam skeptik mbi studimet mbi Gjeneratën Z. Le të shohim se çfarë do të lexojnë kur të jenë në të 30-at”- thekson ai.

Burimi: “Il Foglio”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN