“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Lotus Birth, cilat janë avantazhet?
Mjeku:Kush mbështet këtë mënyrë lindjeje e kupton që ndarja e bebes nga nëna është vetë pak traumatike, kështu që fëmijës i jep një periudhë tranzicioni gjatë së cilës do të marrë dhe të gjithë gjakun nga kordoni në momentin e lindjes, shumë i rëndësishëm ky për sistemin imunitar dhe vjen në botë me të gjithë qetësinë e mundshme.
Një tjetër aspekt është frymëmarrja: në lindje kalohet nga mjedisi i placentës në ajër që e thith nga mushkëritë. I porsalinduri duhet ende të mësojë të marrë frymë vetë, dhe nëse placenta nuk është shkëputur do të mësojë ta bëjë këtë gradualisht. Në të kundërt do të duhet ta mësojë shpejt të marrë ajër nga hunda, çka i shkakton ndjesinë e mbytjes.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.