MENU
klinika

Shumë vende abstenuan

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën në OKB, kush ishte kundër dhe si votoi Shqipëria?

23.05.2024 - 20:48

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime projekt-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Kundër rezolutës votuan delegacionet e Antiguas, Bjellorusisë, Kinës, Komores, Kubës, Koresë së Veriut, DR Kongos, Eritresë, Dominikës, Eswatinit, Grenadës, Hungarisë, Malit, Naurusë, Nikaraguas, Rusisë, Sao Tome dhe Principe, Serbia dhe Siria.

Ndërkohë vendet si Shqipëria, Australia, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia votuan për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën.

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën në OKB, kush ishte

Kujtojmë se qëllimi i rezolutës është shpallja e 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995.