MENU
klinika

Nuk e keni parë ende?!

Mos e humbisni këtë film të Robert Downey Jr

05.05.2024 - 10:52

Netflix vjen gjithmonë me surpriza. Nëse jeni duke kërkuar për diçka të re një sugjerim mjaft interesant mund të jetë edhe filmi i Robert Downey Jr. që quhet “The Judge”. Filmi i vitit 2014 ka bërë bashkë yje si Downey Jr., Leighton Meester, Robert Duvall dhe Sarah Lancaster, shkruan UNILAD.

Një përmbledhjen zyrtare të filmit thuhet se:


Hank Palmer (Robert Downey Jr.), një avokat i shkëlqyer, por në hije, kthehet në vendlindjen e tij në Indiana pasi mësoi se nëna e tij ka vdekur. Ardhja e tij shkakton tension të ri midis tij dhe babait të tij, gjyqtarit Joseph Palmer (Robert Duvall), i cili nuk e fsheh se nuk e miraton karrierën moralisht të paqartë të Hank. Ndërsa avokati përgatitet të largohet, babai i tij arrestohet për një vdekje. Hank merr mbrojtjen e babait të tij, pavarësisht kundërshtimeve të plakut të zemëruar.

Pavarësisht se ka 10 vite, “The Judge” u bë filmi më i mirë në SHBA të premten (3 maj) falë publikimit të tij të fundit në Netflix. “The Judge” kishte qenë në fazën e zhvillimit në fillim të viteve 2010 përpara se të fillonin xhirimet në 2013. U publikua vetëm një vit më vonë, por gjërat mund të kishin qenë shumë ndryshe.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain