MENU
klinika

Vrasësi Eduart Danaj u arrestua duke konsumuar alkool!

M*sakroi ish-gruan për vdekje/ Dalin pamjet ku gruaja shihet e shtrirë në tokë!

16.05.2024 - 17:45

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit shqiptar, Eduart Danaj, i cili masakroi për vdekje ish gruan e tij, Eneleda Danaj. Sipas mediave greke, autori i krimit u arrestua në një pallat në ndërtim, ndërsa ishte duke konsumuar alkool.

Ndërkohë një video e bërë publike tregon momentin pak pas vrasjes, ku 40-vjeçarja shqiptare shihet e shtrirë në tokë, me plagë të rënda në trup.

Shqiptarja është gjetur nga fqinjët rreth orës 6 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous.

pallati ku u arrestua danaj
Venid ku u arrestua autori i dyshuar i krimit
Mësohet se 40-vjeçarja shqiptare kishte bërë edhe denoncim ndaj bashkëshortit për dhunë në familje.

Denoncimi i parë është bërë dy vite më parë, ndërsa e dyta në periudhën e Pashkëve.

Një dëshmitar raportoi se menjëherë pas vrasjes, vajza e 40-vjeçarit mbërriti në vendngjarje, filloi të qajë dhe të bërtasë në drejtim të policisë duke thënë “më lër të kaloj, mendoj se është nëna ime”. Ajo po lutej për ndihmë, duke qarë dhe duke folur në telefon me vëllain e saj gjithashtu të mitur, duke i thënë se “babai ka vrarë mamin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpallet në kërkim ish-bashkëshorti

Identifikohet 40-vjeçarja shqiptare e vrarë në Greqi