MENU
klinika

Në përkujtimin e Ditës së Fitores mbi Fashizmin

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë, çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

09.05.2024 - 19:20

Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republika Serbe, Milorad Dodik tha në një fajlimi ditën e sotme gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Banja Luka se është koha për të luftuar për “çlirimin” nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Sot kujtojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin ditën kur fuqia më e errët në botë në atë kohë Gjermania, hodhi armët. Gjermania, regjimi i së cilës është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 30 milionë njerëzve. Serbët pësuan rëndë humbje, së bashku me rusët, hebrenjtë dhe të gjithë ata që e kundërshtuan atë ideologji, duke besuar në lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve pa dallim kombësie apo feje. Gjermania e asaj kohe nuk i njihte ide të tilla, ajo u përpoq për nënshtrim, për zgjerimin e ndikimit të saj si një fuqi koloniale e vonuar. Pati mundësinë të zgjerohej drejt Ballkanit dhe Rusisë, gjë që e bëri”, theksoi Dodik.

Dodik pohoi se fakti është se viktimat më të mëdha ishin në mesin e popullit serb dhe rus dhe se kjo zbulon qëllimin e vërtetë të fashizmit.

“Holokausti kundër hebrenjve ishte një krim pa precedent në histori, zgjati gati katër vjet, i shënuar me vrasje masive dhe vuajtje të tmerrshme. Fatkeqësisht, në mesin e viktimave kishte edhe pjesëtarë të popullit tonë. Prandaj fitorja mbi fashizmin është e përhershme dhe nuk mund të harrohet apo të zëvendësohet nga dikush në terma të tjerë, siç përpiqen të bëjnë në Bashkimin Evropian duke e paraqitur atë ditë si Ditën e Evropës, për të mos theksuar fitoren mbi fashizmin mbi Gjermaninë në atë kohë dhe prandaj sot festojnë Ditën e Evropës dhe nuk përmendin fitoren mbi fashizmin”, theksoi ai Dodik.

Gjithashtu Dodik deklaroi se se Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina me fjalët se populli serb po përballet me një luftë të re luftën për çlirim nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Na pret një luftë tjetër, ajo është lufta për çlirimin nga Bosnja dhe Hercegovina”, tha Dodik.

Ai tha se liria është ajo që e bashkon popullin serb në tërësi.

“Fitorja mbi fashizmin është e përhershme dhe nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër. Rezistenca jonë ndaj çdo forme presioni të ushtruar këtu është jashtëzakonisht e fortë,” përfundoi Dodik.