MENU
klinika

Aktivitete që ju argëtojnë

Jo më orë të tëra në palestër: 3 lloje ushtrimesh që të duhen

15.05.2024 - 11:55

Për çdo moshë aktiviteti ka rëndësi në mirëqenien e përditshme. Studimet tregojnë se e ecura ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, ndaj mjekët sugjerojnë të mos përdorësh mjete transporti për distanca të afërta, por të ecësh. Sipas studimeve 2.300 hapa në ditë janë minimumi që i duhet trupit për të marrë atë që duhet.

CNN, nga ana tjetër ka folur me një grup ekspertësh, të cilët thonë se e ecura është ndihmë, por nuk zëvendëson asnjëherë stërvitjet më intensive të trupit. Thënë kjo, për personat që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në zyrë, duhet diçka më shumë.

Në këtë pikë, ekspertët sugjerojnë që të ndiqen sporte që ndihmojnë me socializimin, po aq sa aktivitet që të argëtojnë.

Volejbolli është një nga sugjerimet e tyre. Po ashtu kërcimi. Studimet tregojnë se kërcimi ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik.

Për ata që duan të punojnë me fleksibilitetin e trupit sugjerohen yoga dhe pilates. Secila prej tyre është me më pak rrezikshmëri dhe ndihmon në përmirësimin e qëndrimit dhe lëvizjes.