MENU
klinika

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV

19.05.2024 - 09:40

Finalja e “Big Brother” është vetëm një javë larg, ku konkurrentët, pas më shumë se katër muajsh do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Romeo dhe Juli ishin edhe dy finalistët e parë, një dyshe kjo e pritshme, që mund të shkojë edhe në podiumin e dyshes finaliste.

Por për 4 muaj, personazhet e famshme të ekraneve tona kanë bërë për vete publikun, duke krijuar tifozeritë e veta. Por teksa loja brenda duket sikur është qetësuar dhe strategjive po i vjen fundi, ‘lufta’ në rrjetet sociale vijon akoma. Javë pas jave, “Top Albania Radio” ka bërë një rezyme të shifrave në “Instagram”-in e banorëve, duke na sjellë edhe një tablo sesi perceptohet loja e tyre në “Big Brother”.

Që nga java e shkuar, duket se dinamikat nuk kanë ndryshuar shumë, ku tashmë edhe fansat janë pozicionuar në preferencat e tyre. Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 453 mijë. Që në javët e para, emri i tij spikati si një prej finalistëve. Megjithatë, aktori ka bërë që javë pas jave të jetë i përfshirë në debate dhe diskutime, duke u shndërruar shpesh në epiqendër të shtëpisë. Ndonëse situata në shtëpi është gjithnjë dinamike dhe me shumë lëvizje për të, në “Instagram”-in e tij situata duket më e qetë.

Këtë javë Juli ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 452 mijë. Kujtojmë që prej pothuajse 2 muajsh, kjo rritje është konstante për Julin, duke mos e kaluar asnjë pragun e 1 mijë ndjekësve të rinj. Duket se rritja është reale, duke qëndruar larg shifrave të fryra në rrjetet sociale, që shumë konkurrentë të tjerë ka pasur.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Romeo ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 342K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar sërish si javën e kaluar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 145 mijë. Bën habi fakti sesi Heidi javët e fundit ka kaluar Romeon në numrin e ndjekësve. Kujtojmë se që nga nisja e këtij formati, deri pak javë më parë, Romeo ishte banori që kishte edhe shtimin më të madh në “Instagram”. Shifra deri në 26 mijë më shumë për një javë numëroheshin në “Instagram”-in në “Instagram”-in e Romeos. Por tashmë rritja për të është minimale. E duket se edhe ky fakt nuk shkon paralel me votat e publikut. Kujtojmë që në një televotim kokë më kokë me Heidin, Romeo u shpall finalisti i parë, duke lënë pas me vota partneren e tij, Heidin.

Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 335K. Javë pas jave, Meritoni ka pasur luhatje në “Intagram”-in e tij, ku shpeshherë rritja ka qenë shumë e lartë, e herë-herë shifrat kanë qenë minimaliste. Kujtojmë se mbrëmjen e së martës, Meritoni u surprizua nga vëllezërit dhe motra e tij. Një surprizë që u duartrokit dhe u pëlqye shumë nga publiku. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen që konkurrenti ka pasur në rrjetet sociale, duke u shndërruar në një nga banorët me më shumë shtim aktiviteti në rrjetet e tij sociale.

Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë është Françeska Murati, e cila ka shtuar plot 6.6K në “Instagram”. Javët e fundit, Françeska ka njohur vetëm rritje, duke u shndërruar edhe në konkurrenten me shtimin më të madh. Ndonëse javë më parë, rritja në “Instagram”-in e saj ishte minimaliste, këto javët e fundit shifrat kanë kapërcyer në adresën e saj. Ndonëse loja e banores ka qenë e njëjtë në “Big Brother”, fansat për të vetëm vijojnë të rriten.

Nga ana tjetër Egla Ceno, këtë herë ka fituar vetëm 100 ndjekës më shumë dhe tashmë ka 73.7K në “Instagram”. Kujtojmë që për javë me radhë, Egla ka humbur ndjekës. Shkak për këtë është bërë edhe loja agresive që aktorja ka pasur. Por tashmë, që edhe Egla ka hequr dorë nga agresiviteti në lojë, gjërat duken shumë më ndryshe në “Instagram”-in e saj, ku ndjekësit kanë filluar të rikthehen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN