MENU
klinika

Çfarë e pret presidentin serb pas votimit

Pasojat e rezolutës për Srebenicën do të ndihen në gjithë Ballkanin

23.05.2024 - 12:32

Rezoluta për Srebenicën nuk ka prishur vetëm gjumin e Serbisë, por ka përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet e trazuara dhe të prishura prej kohësh midis popujve që jetonin në territorin e ish-Jugosllavisë. Boshnjakët dhe disa bashkësponsorizues të rezolutës po kërkojnë një votë për përgjegjësinë individuale për masakrën që ndodhi pothuajse 30 vjet më parë, ndërsa qeveria serbe e pozicionoi këtë problem si një sulm ndaj një kombi të tërë që Perëndimi “i urryer” dëshiron ta shpallë si fajtor të një gjenocidi. Edhe pse juristë, politologë dhe ekspertë të tjerë u përpoqën të shpjegojnë se është e pamundur të shpallet një komb gjenocid, qeveria serbe e udhëhequr nga presidenti pretendon të kundërtën, se qëllimi është t’i damkoset serbët dhe t’i shënojë me fjalën “më të keqe” të mundshme, gjenocid. Në të gjithë këto tablo të zymtë, arrihet në rezultatin se Aleksandër Vuçiç, nuk do ta lërë rastin t’i ikë, për përfitime personale apo për të përfunduar “beteja” të lëna përgjysmë, si ajo me Maline Zi.

Përplasjet me Malin e Zi

Përpara se presidenti të merrte bekimin e patriarkut herët në mëngjes për të shkuar në Nju Jork ku do të luftojë për çështjen serbe, Qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Spajiç u përpoq t’i qetësonte gjërat. Amendamentet e tyre në tekstin e rezolutës, ku shprehimisht thuhet se përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive, u miratuan, u përfshinë në tekstin e rezolutës dhe do t’i paraqiten organizatës më të madhe në botë brenda dy ditësh. Edhe pse tani është padyshim e qartë se askush nuk e drejtoi gishtin e kritikës ndaj njerëzve që ndihen se i përkasin popullit serb, qeveria serbe pretendon se malazezët janë perfidë dhe se ata do të publikojnë atë që fshihet pas kësaj nisme. “Askush nga Mali i Zi nuk foli me ne për këto amendamente. Dhe ata i negociuan ato amendamente me disa vende të tjera në detaje. Do ta marr vesh”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

“Vidovdani” i Serbisë

“Nesër është 23 maj, nuk është Vidovdan, por për ne do të jetë si Vidovdani. Nesër do të shihet gjithçka, do të shohim kush janë miqtë tanë, kush janë miqtë e rremë dhe cilët janë ata që nuk kanë qenë kurrë miqtë tanë”, tha Vuçiç në një video-mesazh mbrëmjen e djeshme. I pyetur nëse Kina mban qëndrimin e saj për të mos e mbështetur rezolutën për Srebrenicën, Vuçiç thotë se nuk ka dyshime për këtë. Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç tha se presioni me të cilin po përballet Serbia është i madh nga të gjitha vendet që deklarohen dhe shtoi se paralelisht me lobimin e tyre, po vazhdojnë përpjekjet e vendeve më të forta se Serbia. Sipas tij, një muaj më parë votimi i asaj rezolute ishte punë e kryer, sepse askush nuk e priste që Serbia ta kundërshtonte aq fuqishëm.

Kërcënimet ndaj gjermanëve

Ai tha gjithashtu se ka një presion të madh mbi shumë vende, “dhe jo të gjithë janë heronj apo kanë një interes të tillë, por tërhiqen para kërcënimeve nga Gjermania dhe shkalla e dytë e politikës amerikane”. Vuçiç tha se përfaqësuesi i përhershëm i Serbisë në OKB dëshironte të bisedonte me gjermanët, si krijuesit kryesorë të rezolutës për Srebrenicën, për vetë tekstin e rezolutës, sepse donte të shihte nëse mund të bënim diçka së bashku me gjermanët. “Dhe a e dini çfarë përgjigje mori? Unë citoj: Ju do të përballeni me rezolutën ashtu siç jua japim ne. E di, jemi shumë të vegjël, por besojmë se vlerat evropiane dhe vlerat demokratike do të nënkuptojnë gjithmonë se të gjithë duhet të përfshihemi në procesin e miratimit”, tha Vuçiç.

“Kutia e Pandorës”

“Shpresoj se vlerat demokratike do të nënkuptojnë se ne të gjithë duhet të përfshihemi në marrjen e rezolucioneve të rëndësishme. Çfarë do të bësh pasi të hapësh këtë kuti të Pandorës, dëshiron të thuash se nuk ishte gjenocid që serbët u vranë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore nga nazistët gjermanë dhe kroatë. Ju doni të mbyllni një sy dhe të mohoni kur nuk ju shkon, politikisht”, përsëriti presidenti serb. Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se miratimi i Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën do të shkaktojë ndarje të mëtejshme në Ballkan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serbia “i tregon dhëmbët” Malit të Zi dhe Greqisë

Pse vendimi për Srebenicën do të ndryshojë ekuilibrat në rajon


"Përbën kërcënim për politikën e jashtme të SHBA"

Biden zgjat urdhrin për gjendje të jashtëzakonshme në Ballkan

Ambasadori Rohde kundërshton idenë e Hill

Gjermania dhe SHBA “përplasen” për Kosovën

Një epokë e re e pret dialogun Kosovë-Serbi

Figurat e reja që do të ndërmjetësojnë mes Kosovës dhe Serbisë

Masa kufizuese edhe Republikën Islamike të Iranit

Kosova vendos sanksione shtesë Rusisë