22.05.2024 - 18:33
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelenksy bën të ditur se Shqipëria do jetë pjesë e Samitit të Paqes ku falenderoi edhe Ramën për prezencën e Shqipërisë.
“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.
E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv.
Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelensky.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Gjeneral ® PIRO AHMETAJ
Rama dhe “tërmeti” i zgjedhjeve Gjiknuri, mashtrime për legalizimet dhe pronarët në Vlorë!
Kina i hap krahët Evropës