MENU
klinika

“Është 4 herë më i lartë se niveli minimal”

Shoqata e Prodhuese të Birrave kërkon shfuqizimin e ligjit për akcizën

23.05.2024 - 08:20

Shoqata “Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase” ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimi e pjesshëm të ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkolometrike ndaj volumit më të madhe se 0.5%”.

Pala kërkuese, duke iu referuar relacionit të projektligjit thotë se përveç vlerës shtese te llogaritur ne te ardhurat nga akcize prej 260 milion lekë, është pretenduar po hiqet fasha 200 000 mije HL per te nxitur rritjen e prodhimit vendas sepse nuk janë te motivuar te rriten se paguajnë me shume taksa dhe gjithashtu për te luftuar evazionin.

Kjo, thotë sipas palës kërkuese, prodhimi vendas është ulur me 7% për shoqëritë qe përfaqëson shoqata, vlera 2 shifrore.

Ndër të tjera, thuhet në argument se të ardhurat shtese te pretenduara 260 Milionë leke janë mbledhur, por për shkak te rënies se numrit te punësuarve rreth 12% dhe rënies se tatim fitimit dhe te ardhurave nga TVSH nga prodhimi vendas rezultati total është negativ.

Gjithashtu, Shoqëria e Birrave argumenton se “ne Shqipëri niveli i akcizës është 4 here me larte se niveli minimal i akcizës se birrës rekomanduar nga Direktive 92/84/EEC dhe nuk ka asnjë presion për te përafruar nivelin e taksimit me BE sepse është arritur qe ne vitin 2012”.

Pyetjes nga palët e interesuara nëse pas unifikimit te akcizës në vitin 2022 a e kaluar ndonjë nga anëtarët e shoqatës nivelin e prodhimit 200 mije HL, pala kërkuese u përgjigj duke thnë: Asnjë Shoqëri Shqiptare nuk ka prodhuar mbi 200 mije HL.

Gjithashtu tha se “vlen për sqaruar rasti i Shoqërisë Birra Tirana SHA qe deri ne vitin 2015 ka qene lider ne treg duke arritur prodhim vjetor 166 000 Hektolitra, por pas zjarrit te datës 31 Gusht 2021, prodhimi ka rene ne nivele minimale edhe për shkak te konfliktit gjyqësor administrativ qe ka për njohjen e humbjeve me Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve”.

Mësohet se konfluzionet finale të Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase do të shqyrtohet në seancën e Gjykatës Kushtetuese më datë 28 maj, ndërkohë që vendimi pritet të merret pas një muaji.

Përgjigjet e Gjykatës Kushtetuese në seancën plenare me Shoqërinë e Birrave:

PERGJIGJE PYETJEVE GJATE SEANCES PLENARE TE DATES 16 MAJ 2023 ORA 10 00

Për çështjen me palë

KËRKUES: Shoqata “Shoqata e prodhuesve dhe tregtuesve të pijeve alkoolike vendase”, e regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë me vendimin 7166, datë 31.07.2023, me numër NIPT: M32024451B me seli në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Twin Towers, Hyrja kryesore, kati 2, zyra 16, Tiranë Shqipëri. përfaqësuar nga kryetari Sajmir Laçej, shtetas shqiptar, i datëlindjes 08.05.1967, lindur ne Shkodër, banues në Tiranë, në adresën Rruga Faik Konica,3, Sh.1, Ap.22, person madhor e me zotësi të plotë për të vepruar, mbajtës i dokumentit të identifikimit me nr. 0337308558 dhe numër personal G70508148F.

SUBJEKT I INTERESUAR Këshilli i Ministrave

Kuvendi i Shqipërisë

Ministria e Financave

OBJEKTI I KËRKESËS: Shfuqizimi e pjesshëm të ligjit Nr. 81/2022 dhe 94/2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkolometrike ndaj volumit më të madhe se 0.5%”, në tabelën II”, si i papajtueshëm me nenet 11, 41, dhe 17 të Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me nenin 70 të Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, Direktivën nr. 92/83/EEC dhe Direktivën nr. 92/84/EEC Pezullimin e ekzekutimit të ligjit 94/2023

BAZA LIGJORE: Nenet 11, 17, 41 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 70 Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit; neni 1, i Protokollit 1 të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut Direktivën nr. 92/83/EEC dhe Direktivën nr. 92/84/EEC; nenet 26, 49, 70, 71 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

DREJTUAR: GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Te nderuar Anëtarë te Gjykatës Kushtetuese,

Ne datën 16 Maj u zhvillua seanca plenare publike gjate shqyrtimit te se cilës u vendos qe brenda datës 23 Maj 2024 pala kërkuese dhe palët e interesuara ti përgjigjen zyrtarisht te gjitha pyetjeve te bëra ne seance

PYETJE PER KËRKUESIN:

SANDËR BECI ANËTAR I GJYKATËS KUSHTETUESE, RELATOR I ÇËSHTJES NE GJYKIM

Pyetja 1
Ne lidhje me interesin per te vene ne lëvizje gjykimin kushtetues si e justifikoni ju lidhjen e drejtpërdrejtë te normave te kundërshtuara dhe qëllimin e veprimtarisë tuaj si Shoqate dhe a bëjnë pjese ne Shoqate anëtarët e Shoqatës Tuaj qe prodhojnë një sasi me te vogël se 200 mije Hektolitra vit

Përgjigje:

Anëtaret e Shoqatës kane qene dhe janë të gjithë prodhues në sasi më të vogël se 200 mije Hektolitra ne vit dhe me rënie te prodhimit deri në 7% krahasuar me sasitë e prodhuara para hyrjes në fuqi te ndryshimeve ligjore te kundërshtuara.

Referuar statutit te Shoqatës (prove ne dosje), neneve 2 dhe 3, Shoqata synon konsultimin e problemeve qe hasen nga bizneset dhe konsumatorët lidhur me prodhimin, tregtimin dhe konsumin e pijeve alkoolike. Zbatimin e praktikave ndërkombëtare ne prodhimin e tregtimin e pijeve alkoolike. Mbrojtjen e interesave te prodhuesve dhe Tregtuesve te pijeve alkoolike vendase ne marrëdhëniet me autoritetet shtetërore. Mbrojta e anëtarëve ne kuadrin e negociatave per anëtarësim Shqipërisë ne BE.

Pyetja 2

A mund te na thoni si ka ndikuar unifikimi i akcizës krahasuar me ligjin ne fuqi vitin e kaluar lidhur me uljen e sasisë se prodhimit apo te numrit te punonjësve.

Përgjigje:

Shoqëria Tea Shpk Nipt K22001801I prodhuese e Birrës KAON – Markë Shqiptare

Ne Hektolitra

2022 2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
20 249

13 354

3952 2081
Diferenca ne % -34 % -47%

Te punësuar

2022 2023
48 43
Diferenca ne % -11 %

Shoqëria Birra Korça Shpk Nipt J64193004E prodhuese e Birrës Korça – Markë Shqiptare

Ne Hektolitra

2022 2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
92 605 89 512 16 110 15 302
Diferenca ne % -3.3 % -5%

Te punësuar

2022 2023
111 107
Diferenca ne % -11 %

Shoqëria Birra Tirana SHA Nipt J61821051F prodhuese e Birrës Tirana– Markë Shqiptare

Ne Hektolitra

2022 2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
26 442

3 296 7 218 776
Diferenca ne % -87.5 % -89.2%

Te punësuar

2022 2023
113 96
Diferenca ne % -15 %

https://lapsi.al/2021/08/31/bie-zjarr-ne-nje-fabrike-ne-tirane/

Birra Tirana deri ne vitin 2015 ka qene lider ne treg duke arritur prodhim vjetor 166 000 Hektolitra, por pas zjarrit te datës 31 Gusht 2021, prodhimi ka rene ne nivele minimale edhe per shkak te konfliktit gjyqësor administrativ qe ka per njohjen e humbjeve me Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve.

Shoqëria Stefani&CO SHA Nipt J61821051F prodhuese e Birrës Stela– Markë Shqiptare

Ne Hektolitra

2022 2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
56 000 34 000 9 000 8 000
Diferenca ne % -39 -11%
Te punësuar

2022 2023
100 90
Diferenca ne % -10%

Te dhëna totale Import dhe Prodhim vendas

Ne Hektolitra

2022
Prodhim Vendi

2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
400 570 360 360 103 930 96 705

Diferenca ne % -7%

Ne Hektolitra

Vitet Import dhe Prodhim Birre total Import Importi Pesha ne përqindje Prodhim Vendas Vendas Pesha ne përqindje
2022 920 508 510 991 56% 400 517 44%
2023 910 594 550 558 61% 360 036 39%

Birrari te vogla jane: Birra Puka, Birra Pan, Birra Dyst, Birra e Gjyshit, Birra Gjallica, Birra Karabash, Birra e shtëpisë Lushnje, Birra Saraçi, Birra Altenberg, Birra Brahause Beer, qe se bashku prodhojnë rreth 3000 HL ne vit qe per te mbijetuar kane rritur çmimet por po ulin sasinë per shkak te konkurrencës se birrave te importit.

Këto birrari përfaqësohen ne Shoqatën e Mikrobirrarive qe me datën 21 Maj i është drejtuar me një shkrese ( e gjeni bashkëlidhur) Shoqatës Se Prodhuesve te Pijeve Alkolike Vendase dhe per dijeni Gjykatës Kushtetuese ne mbështetje te kërkesës se bere dhe te një shqyrtimi sa me te drejte.

Pyetje 3

Si e interpretoni termin “Birrari e Vogël” dhe a bëjnë pjese anëtaret e Shoqatës Tuaj ne këtë kategori, referuar prapësimeve te Këshillit te Ministrave qe i referohet një produkti artizanal ku ne direktive synohet te mbrohet tradita e prodhimit vendase.

Përgjigje

Koncepti i Biznesit te Vogël gabimisht nga palët e interesuara lidhet me konceptin sipas Ligjit per Procedurat Tatimore qe nuk ka asnjë lidhje me diferencimin sipas sasisë te parashikuar ne shtojcën e Ligjit 61/2012 Per Akcizën ne RSH deri ne 31 Dhjetor 2022.

Koncepti i vogël apo i madh sipas Ligjit per Procedurat Tatimore dhe Ligjit per Tatimin mbi te Ardhurat ka ndryshuar shume here te vite per qëllime taksash direkte, dhe detyrimi per deklarimin e TVSH -se. Nuk ka asnjë lidhje me përafrimin e nenit 4 te Direktivës 92/83/EEC ku është parashikuar taksimi deri 50% me pak se niveli standard i taksimit per prodhuesit e vegjël te birrës cituar me poshtë:

1.“Shtetet Anëtare mund të aplikojnë tarifa të reduktuara të tarifave, të cilat mund të diferencohen në përputhje me prodhimin vjetor të fabrikave të birrës në fjalë, për birrën e prodhuar nga fabrika të vogla të pavarura brenda kufijve të mëposhtëm:

– tarifat e reduktuara nuk do të zbatohen për ndërmarrjet që prodhojnë më shumë se 200 000 HL birrë në vit,

– Normat e reduktuara, të cilat mund të bien nën normën minimale, nuk do të vendosen më shumë se 50 % nën normën standarde kombëtare të akcizës.

Për qëllime të tarifave të reduktuara, termi “birrari e vogël e pavarur” do të thotë një fabrikë birre e cila është ligjërisht dhe ekonomikisht e pavarur nga çdo fabrikë tjetër birre, e cila përdor ambiente të vendosura fizikisht larg nga ato të çdo fabrike tjetër birre dhe nuk operon me licencë. Megjithatë, kur dy ose më shumë fabrika të vogla birre bashkëpunojnë dhe prodhimi i tyre i kombinuar vjetor nuk i kalon 200 000 HL, ato fabrika mund të trajtohen si një fabrikë e vetme e vogël e pavarur e birrës.

Meqenëse parashikimi i Nenit 4 është shume i qarte po sqarojmë edhe termin “Nuk operon me Licencë” qe mund te krijoje konfuzion te panevojshëm i jemi referuar linkut te mëposhtëm ku interpretohet ne mënyrë te detajuar përmbajtja e Nenit 4 te Konventës 92/83/EEC

https://sede.agenciatributaria.gob.es/Sede/en_gb/impuestos-especiales-medioambientales/impuestos-especiales-fabricacion/alcohol-bebidas-alcoholicas/criterios-determinar-condicion-establecimiento___.html

Citojmë:

Për të interpretuar kërkesën që prodhuesi i pijeve alkoolike të mos prodhojë me licencë, duhet të kuptojmë se: Kjo kërkesë kërkohet për secilën kategori të pijeve alkoolike veç e veç. Prodhimi i pijeve alkoolike bëhet me licencë kur i nënshtrohet çdo forme autorizimi që e bën prodhimin jo plotësisht të pavarur nga pala e tretë që ka dhënë autorizimin. I tillë është rasti i autorizimit të dhënë për të shfrytëzuar një patentë, një markë tregtare ose një proces prodhimi që i përket asaj pale të tretë.

Nëse vetëm një pjesë e pijeve të prodhuara prodhohet me licencë, prodhuesi nuk ka të drejtë të zbatojë tarifën e reduktuar për asnjë sasi të të njëjtit lloj pije alkoolike.

Ne territorin shqiptar, nëse një kompani Shqiptare do ti jepte te drejtën e prodhimit te markës se birrës se vet, një kompanie tjetër, per sasinë e prodhuar ne këto kushte nuk do te njihej e drejta e trajtimit me takse te diferencuar.

Ky rast nuk ka ndodhur ne territorin Shqiptar per aq kohe sa është zbatuar ligji ne fuqi deri 31.12.2022.

Persa i përket konceptit birrari te vogla disa nga karakteristikat kryesore lidhen me:

Traditat e zonës gjeografike
Markën
Lendet e para
Teknologjia e prodhimit eshte e njejta. Elbi pasi kalon procesin e fermentimit i shtohet aromatizues, filtrohet dhe me pas ambalazhohet.

Pyetja 4

Nëse konsideroni qe diferencimi ne taksim qe ka funksionuar prej 15 vitesh, ka qene një instrument nxitës i ligjit per te mbrojtur prodhuesit e vegjël, si ka mundësi qe nga asnjë nga operatoret nuk e kaluar pragun prej 200 000 HL ne Vit duke mos pasur rritje ne biznesin tuaj?

Përgjigje:

Shoqata nuk ka asnjë anëtar qe prodhon mbi 200 000 HL. Një nga prodhuesit vendas,. Shoqëria Alfa SHA, prodhuese e markës shqiptare Elbar, gjate vitit 2023 nuk e ka tejkaluar sasine 200 mije HL siç pretendohet gabimisht nga palët e interesuara duke perfshire ne llogaritje edhe sasine e birres se importuar.

Shoqëritë e tjera gjate periudhës 2012 -2022 kane pasur rritje progresive nga viti ne vit duke shënuar rënie shume madhe ne viti 2023 e ne vijim per shkak te rritje se beftë, jo proporcionale me 2 fish te birrës se prodhuar nga këta operatore duke sjelle rezultat rritjen e prezencës se birrave te importit te cilat nuk patën rritje por vetëm indeksim me vlerën e inflacionit vjetor ne masën 2.8% ne vitin 2024.

Gjithashtu vlen per sqaruar rasti i Shoqërisë Birra Tirana SHA qe deri ne vitin 2015 ka qene lider ne treg duke arritur prodhim vjetor 166 000 Hektolitra, por pas zjarrit te datës 31 Gusht 2021, prodhimi ka rene ne nivele minimale edhe per shkak te konfliktit gjyqësor administrativ qe ka per njohjen e humbjeve me Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve.

Pyetja 5

Sipas Direktivës 92/83/EEC përfitues janë prodhuesit për birrën e prodhuar nga fabrika të vogla ligjërisht dhe ekonomikisht të pavarura. A shikoni ndonjë problem tek anëtarët e Shoqatës ne lidhje me gëzimin e këtij statusi.

Përgjigjja është dhënë ne pyetjen numër 3 me sipër

Për të interpretuar kërkesën që prodhuesi i pijeve alkoolike të mos prodhojë me licencë, duhet të kuptojmë se: Ky kriter kërkohet për secilën kategori të pijeve alkoolike veç e veç. Prodhimi i pijeve alkoolike bëhet me licencë kur i nënshtrohet çdo forme autorizimi që e bën prodhimin jo plotësisht të pavarur nga pala e tretë që ka dhënë autorizimin. I tillë është rasti i autorizimit të dhënë për të shfrytëzuar një patentë, një markë tregtare ose një proces prodhimi që i përket asaj pale të tretë.

Nëse vetëm një pjesë e pijeve të prodhuara prodhohet me licencë, prodhuesi nuk ka të drejtë të zbatojë tarifën e reduktuar për asnjë sasi të të njëjtit lloj pije alkoolike.

Ne territorin shqiptar, nëse një kompani Shqiptare do ti jepte te drejtën e prodhimit te markës se birrës se vet, një kompanie tjetër, per sasinë e prodhuar ne këto kushte nuk do te njihej e drejta e trajtimit me takse te diferencuar.

Nuk ka asnjë Subjekt qe ka pasuar probleme ne lidhje me gëzimin e këtij statusi. Nuk kam ndonjë te dhënë qe ndonjë anëtar i Shoqatës te ketë tejkaluar parashikimet ligjore. Nëse do te ketë ne te ardhmen patjetër qe nuk do te përfitojë ne respektim kushtëzimeve te mësipërme.

GENT IBRAHIMI ANËTAR I GJYKATËS KUSHTETUESE

Pyetje 6

Përtej fakteve si rritja 100%, e beftë, jo proporcionale ne aspektin ligjor, si mund te verifikohen te dhënat empirike mbi sasinë e birrës se importuar nga prodhues te huaj me kapacitet nen 200 000 HL ne vit. Gjithashtu te dhënat mbi efektin e te ardhurave shtese prej 260 milion leke ne vit dhe peshën qe zënë ne buxhetin e shtetit te vitit 2023 dhe ne te ardhurat doganore te po atij viti.

Përgjigje

Te dhënat e cituara nga parashtrimet ne seance kane burim nga te dhënat zyrtare te publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Financave ne faqet zyrtare si me poshtë:

https://www.dogana.gov.al/dokument/4981/012buletini-fiskal-janar-dhjetor-2023

https://financa.gov.al/statistika-fiskale-ne-vite/

https://financa.gov.al/treguesit-analitik-fiskal/

Efekti financiar nga amendimi ligjor ka si burim relacionin pjese projektligjit te miratuar nga Qeveria dhe Parlamenti (prove ne dosje). Gjithashtu edhe llogaritja ne nivelin rreth 15% birre importi e klasifikuar me takse te reduktuar 360 leke pe HL/shkalle alkolometrike eshte cituar ne relacion ( Prodhim vendi dhe import me takse te reduktuar 65%)

https://www.parlament.al/dokumentacioni/aktet/42e6c8cd-eb4f-43c4-87dd-9044d0ad12a0

FIONA PAPAJOGJI ANETARE E GJYKATES KUSHTETUESE

Pyetje 7

A qëndroni kërkesave sipas objektit te Padisë per shfuqizimin e ligjit Shfuqizimi e pjesshëm të ligjit Nr. 81/2022 dhe 94/2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, për “Kategoria B000, kodi NK 22 03, produkti “Birra nga malto me shkallë alkolometrike ndaj volumit më të madhe se 0.5%”, në tabelën II”, si i papajtueshëm me nenet 11, 41, dhe 17 të Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me nenin 70 të Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, Direktivën nr. 92/83/EEC dhe Direktivën nr. 92/84/EEC.

Përgjigje

I qëndrojmë objektit sipas kërkesës shtesës ne objekt te miratuar. Kërkesa është bere kur ka qene ne fuqi ligji 81/2022. Meqë çdo vit bëhen ndryshime ne paketën fiskale ne Dhjetor2023 është miratuar ligji 94/2023 ku janë inkorporuar ndryshimet e vitit 2022 per artikullin birre janë rritur ne nivelin e inflacionit duke ruajtur unifikimin e bere ne vitin 2022. Nëse do te shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese vetëm ligji 94/2023 mbetet ne fuqi ligji 81/2022 sepse me ligjin 94/2023 është ndryshuar shtojca numër 1 kur listohen produktet e akcizës dhe nivelet përkatëse te taksimit. Ne këto kushte është kërkuar shfuqizimi i pjesshëm i te dyja ndryshimeve ligjore per artikullin birre.

Pyetje 8

Ne lidhje me interesin publik te ndryshimit ligjor qe ka hyre ne fuqi ne vitin 2023 mendoni qe ekziston apo qe nuk është proporcional ne tarifa?

Interesi publik duhet te matet 360 grade. Po te referohemi relacionit te projektligjit eshte pevec vlerës shtese te llogaritur ne te ardhurat nga akcize prj 260 Milion leke, nje vlere shume e vogël per buxhetin e shtetit, është pretenduar po hiqet fasha 200 000 mije HL per te nxitur rritjen e prodhimit vendas sepse nuk janë te motivuar te rriten se paguajnë me shume taksa dhe gjithashtu per te luftuar evazionin.

Asnjë nga pretendimet e propozuesve te ndryshimit ligjor nuk ka ndodhur:

Pas 14 muajsh është ulur prodhimi vendas deri me 7% dhe per Shoqëritë qe përfaqësoj ne vlera 2 shifrore (detajet tek përgjigjet e pyetjes 2 )
Evazioni nëse ka ekzistuar ( unë mendoj qe jo) “nuk është ulur”
Te ardhurat shtese te pretenduara 260 Milion leke janë mbledhur, por per shkak te rënies se numrit te punësuarve rreth 12% dhe rënies se tatim fitimit dhe te ardhurave nga TVSH nga prodhimi vendas rezultati total është

Interesi publik nuk mbrojtur por është përkeqësuar

Pyetja 9

Persa i përket proporcionalitetit, jeni kundër unifikimit te vlerës se akcizës apo qe vlera e akcizës është e lartë?

Përgjigje

Proporcionalitet ne kuptim te Direktivës 92/83/EEC kuptojmë:

Nëse do duhej te aplikohej një rritje te behej per te dyja fashat. Jo per 0% per import/prodhim mbi 200 Mije HL dhe 200% per Import/Prodhim nen 200 Mije HL.

Gjithashtu do te thotë qe rritjet duhet te jene graduale ne kohe dhe ne mase rritje siç edhe është bere praktike per artikuj te tjerë akcize brenda te njëjtit ligj apo per rritjen e taksës se karbonit ne ligjin per taksat kombëtare ne RSH.

Ne Shqipëri niveli i akcizës është 4 here me larte se niveli minimal i akcizës se birrës rekomanduar nga Direktive 92/84/EEC dhe nuk ka asnjë presion per te përafruar nivelin e taksimit me BE sepse është arritur qe ne vitin 2012.

Pyetja 10

Po vlera 360 Lek per HL/shkalle alkolometrike, a ishte ne përputhje me nivelin minimal te taksimit te parashikuar nga Direktiva 92/84/EEU?

Po kjo vlere përsëri ishte plotësisht ne përputhje me rekomandimin e Direktivës 92/84/EU sepse është 4 here me e larte se 50% e vlerës minimale prej 1.87 Euro HL/shkalle Alkolometrike.

Pyetja 11

Sa eshte niveli i Akcizes per shishe 330 Mililitra?

Pergjigje

Niveli i Akcizës ne fuqi sipas ligjit 94/2023 është 744.4 Leke per Hektoliter /Shkalle Alkolometrike

Per shumicën e birrës se konsumuar shkalla alkolometrike është 5%

Niveli i Akcizës do te jetë 744.4 * 5 = 3722 Leke per Hektoliter

37.22 Leke per Litër

12.4 Leke per një shishe 330 Mililitra

Sipas Direktivës 92/84/EEC

Euro *5 = 9.35 Euro per Hektoliter
0.0935 Euro per 1 Liter

0.031 Euro per nje shishe 330 Mililitra ose 3.1 Lek duke konvertuar 1 Euro = 100 Lek

Per shkak te rënies se kursit raporti aktual i taksimit ne Shqipëri është 4 here me i larte se niveli minimal i rekomanduar nga Direktive 92/84/EEC per taksimin baze.

MARSIDA XHAFERLLARI ANETARE E GJYKATES KUSHTETUESE

Pyetja 12

Sa anetare ka Shoqata e Prodhuesve te Birrës vendase? Nga këta sa anëtare janë prodhues nen 200 mije HL? Ndryshimi ligjor per unifikimin e akcizës rrezikon qe shume marka shqiptare te zhduken. Cilat marka keni parasysh?

Pergjigje

Ne momentin e depozitimit te kërkesës ne Gjykatën Kushtetuese kane qene 4 anëtarë.

Tea shpk (marka Kaon), Birra Korça shpk (Marka Korça), Birra Tirana SHA ( Marka Tirana) Stefani&Co SHA ( Birra Stela) me nivel prodhimi nen 200 mije HL.

Edhe Shoqëria Alfa sha ( marka Elbar) jo anetare e Shoqatës nuk ka prodhuar ndonjë vit mbi 200 mije HL. Gabimisht palët e interesuara kane raportuar edhe birrën e importit

Ne pritje te shqyrtimit te kërkesës, eshte shtuar edhe Prodhuesi i Birres Puka qe eshte edhe president i Shoqates se Mikro Birrarive ku bejne pjese: Birra Puka, Birra Pan, Birra Dyst, Birra e Gjyshit, Birra Gjallica, Birra Karabash, Birra e shpise Lushnje, Birra Saraçi, Birra Altenberg, Birra Brahause Beer, qe se bashku prodhojnë rreth 3000 HL ne vit

Te gjitha kompanitë anëtarë te Shoqatës rrezikojnë te falimentojnë. Brahause Beer eshte ne shitje nga informacionet qe disponoj.

Pyetje 13

Një anëtar ka qene afër pragut 200 000 HL dhe aktualisht është ne rënie drastike. Cila është kjo Kompani?

Përgjigje

Birra Tirana SHA deri ne vitin 2015 ka qene lider ne treg duke arritur prodhim vjetor 166 000 Hektolitra, por pas zjarrit te datës 31 Gusht 2021, prodhimi ka rene ne nivele minimale edhe per shkak te konfliktit gjyqësor administrativ qe ka per njohjen e humbjeve me Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve.

HOLTA ZAÇAJ KRYETARE E GJYKATES KUSHTETUESE

Pyetja 14

A keni ndonjë nga anëtaret e Shoqatës nuk kualifikohet si prodhues artizanal?

Përgjigje

Se pari duhet ti referohemi tekstit te Direktivës 92/83/EEC dhe Legjislacionit te Akcizës ne fuqi ne RSH para ndryshimit me ligjin 81/2022:

Teksti i Direktivës 92/83/EEC
https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A31992L0083

Nuk shprehet per Birrari Artizanale. Ky term është përdorur i pambështetur nga palët e interesuara per te konfuzuar Gjykatën potencialisht.

Nëse i referoheni teksit te nenit 4 te Konventes ne Anglisht dhe ne Gjuhen Shqipe, behet fjale per “Indipendent Small Brewery” (Birrari te pavarura te vogla) qe nuk kalojnë sasine e prodhimit prej 200 mije HL ne vit. Pra ligjvënësi ne kete tekst te vetmin kufizim qe ka vendodur per ta përkufizuar prodhuesin te vogël eshte sasia prej me pak se 200 mije HL ne vit.

Article 4

Member States may apply reduced rates of duty, which may be differentiated in accordance with the annual production of the breweries concerned, to beer brewed by independent small breweries within the following limits:
– the reduced rates shall not be applied to undertakings producing more than 200 000 hl of beer per year,

– the reduced rates, which may fall below the minimum rate, shall not be set more than 50 % below the standard national rate of excise duty.

For the purposes of the reduced rates the term ‘independent small brewery’ shall mean a brewery which is legally and economically independent of any other brewery, which uses premises situated physically apart from those of any other brewery and does not operate under licence. However, where two or more small breweries cooperate, and their combined annual production does not exceed 200 000 hl, those breweries may be treated as a single independent small brewery.
1.“Shtetet Anëtare mund të aplikojnë tarifa të reduktuara të tarifave, të cilat mund të diferencohen në përputhje me prodhimin vjetor të fabrikave të birrës në fjalë, për birrën e prodhuar nga fabrika të vogla të pavarura brenda kufijve të mëposhtëm:

– tarifat e reduktuara nuk do të zbatohen për ndërmarrjet që prodhojnë më shumë se 200 000 HL birrë në vit,

– Normat e reduktuara, të cilat mund të bien nën normën minimale, nuk do të vendosen më shumë se 50 % nën normën standarde kombëtare të akcizës.

Për qëllime të tarifave të reduktuara, termi “birrari e vogël e pavarur” do të thotë një fabrikë birre e cila është ligjërisht dhe ekonomikisht e pavarur nga çdo fabrikë tjetër birre, e cila përdor ambiente të vendosura fizikisht larg nga ato të çdo fabrike tjetër birre dhe nuk operon me licencë.
Te njejen logjike kaperdoru edhe ligjvënësi ne ligjin shqiptar 61/2012 per taksimin e birrës ne fuqi deri 31 Dhjetor 2022.

“Birre e bere nga malto per prodhues vendas dhe te huaj me sasi me te vogël se 200 mije HL ne vit”

Persa i përket termit “Birre Artizanale”

Lidhet me lendet e para, kapacitetin, zonën gjeografike dhe traditën, cilësinë e ujit qe përdoret, recetat aromatizuese, niveli i filtrimit, pasterizimit, mënyra e ofrimit per konsum.

Më shumë është një term marketingu sepse birra duhet ti nënshtrohet te gjitha proceseve teknologjike te zierjes, shoqërizimit, fermentimit, pasterizimit, filtrimit dhe paketimit per t’u konsumuar.

Birra e turbullt prodhohet edhe nga Fabrikat e birrave Korça, Stela dhe Kaon por edhe nga Fabrika me te vogla si Birra Puka, Birra Pan, Birra Dyst, Birra e Gjyshit, Birra Gjallica, Birra Karabash, Birra e Shtëpisë Lushnje, Birra Saraçi, Birra Altenberg, Birra Brahause Beer.

Ne këtë rast nuk kryhet procesi i filtrimit dhe ne disa raste as i pasterizimit. Këto procese janë te domosdoshme per te siguruar ruajtjen e produktit.

Si konkluzion pyetja eshte a përfaqësojmë prodhues te birrave artizanale, përgjigjja është “po”.

Prodhuesit e Birrave Stela, Korça, Kaon prodhojnë edhe birra artizanale sipas përcaktimeve te mësipërme dhe kane tregtuar dhe tregtojnë ne impiante te lidhura direkte per konsum ne lokale tipike tradicionale. Po kështu edhe mikrobirrarite.

Pyetje 15

Keni ndonjë anëtar te Shoqatës qe është ne prag falimenti? Si mund te kuptojmë qe situata e krijuar është vetëm per shkak te ndryshimit ligjor.

Përgjigje

Birra Tirana SHA deri ne vitin 2015 ka qene lider ne treg duke arritur prodhim vjetor 166 000 Hektolitra, por pas zjarrit te datës 31 Gusht 2021, prodhimi ka rënë në nivele minimale edhe për shkak te konfliktit gjyqësor administrativ qe ka per njohjen e humbjeve me Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve.
Tea shpk me kapacitet deri 30 mije HL ne vit, është ekspozuar edhe per shkak te pezullimit te një investimi te kredituar sipas planit te biznesit me sistemin taksimit te diferencuar.

Sipas te dhënave statistikore tek përgjigja e pikës 2 te gjithë anëtarët janë përballur me ulje te prodhimit dhe per rrjedhoje kane ulur edhe numrin e te punësuarve.

Konkurrenca e Ekonomisë se shkalles ne sektorin e prodhimit te birrës ishte balancuar disi nëpërmjet politikes se diferencuar te taksimit ne zbatim te nenit 4 te Direktivës 92/83/EEC.

Pyetja 16

Cili është krahasimi i kostove te birrës se importit me birrën prodhim vendi. A kompensohen?

Përgjigje

Detyrimet per TVSH i kane te njëjta 20%

Edhe tatimi mbi fitimin 15%

Prodhuesit e vegjël te huaj apo vendas per sasi nen 200 mije HL janë te disavantazhuar per shkak te kostove per njësi me te larta te lendeve te par, marketimit dhe shpenzimeve te tjera qe lidhen me nivelin automatizimit te proceseve te prodhimit.

Pyetja 17

Renia e prodhimit ka ndodhura tek nje anëtar apo te tek te gjithë dhe sa është rënia te secili?

Pergjigje

Shoqëria Tea Shpk Nipt K22001801I prodhuese e Birrës KAON – Markë Shqiptare

Ne Hektolitra

2022 2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
20 249

13 354

3952 2081
Diferenca ne % -34 % -47%
Te punësuar

2022 2023
48 43
Diferenca ne % -11 %

Shoqëria Birra Korça Shpk Nipt J64193004E prodhuese e Birrës Korça – Markë Shqiptare

Ne Hektolitra

2022 2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
92 605 89 512 16 110 15 302
Diferenca ne % -3.3 % -5%
Te punësuar

2022 2023
111 107
Diferenca ne % -11 %

Shoqëria Birra Tirana SHA Nipt J61821051F prodhuese e Birrës Tirana– Markë Shqiptare

Ne Hektolitra

2022 2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
26 442

3 296 7 218 776
Diferenca ne % -87.5 % -89.2%
Te punësuar

2022 2023
113 96
Diferenca ne % -15 %

https://lapsi.al/2021/08/31/bie-zjarr-ne-nje-fabrike-ne-tirane/

Birra Tirana deri ne vitin 2015 ka qene lider ne treg duke arritur prodhim vjetor 166 000 Hektolitra, por pas zjarrit te datës 31 Gusht 2021, prodhimi ka rene ne nivele minimale edhe per shkak te konfliktit gjyqësor administrativ qe ka per njohjen e humbjeve me Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve.

Shoqëria Stefani&CO SHA Nipt J61821051F prodhuese e Birrës Stela– Markë Shqiptare

Ne Hektolitra

2022 2023 Janar-Prill 22 Janar-Prill 24
56 000 34 000 9 000 8 000
Diferenca ne % -39 -11%
Te punësuar

2022 2023
100 90
Diferenca ne % -10%

PYETJE NGA PALET E INTERESUARA

Pyetje 1

Gjate viteve 2002 – 2012 dhe 2012 – 2022 sa Shoqeri kane prodhuar mbi 200 mije HL

Përgjigje

Asnjë Shoqëri Shqiptare nuk ka prodhuar mbi 200 mije HL

Pyetje 2

Pas unifikimit te akcizes ne vitin 2022 a e kaluar ndonje nga anetaret e shoqates nivelin e prodhimit 200 mije HL ?

Pergjigje

Asnjë Shoqëri Shqiptare nuk ka prodhuar mbi 200 mije HL

Pyetje 3

A jane te detyrueshme per te tu zbatuar parashikimet e direktives 92/83/EEC dhe 92/84/EEC a jane te detyrueshme.

Përgjigje

Ne kuptin te nenit 34 dhe 70 te MSA pas perafrimit jane te detyrueshme.

PYETJE PER PALET E INTERESUARA

SANDËR BECI ANËTAR I GJYKATËS KUSHTETUESE, RELATOR I ÇËSHTJES NE GJYKIM
Pyetje 1

Ju keni konsideruar qe anetaret e Shoqates Kerkuese jane biznes I madh nderkohe qe kriteret e taksimit sipas ligjit te Akcizes lidhen me sasine e prodhimit vjetor dhe jo me pergjegjesine tatimore. Cilat jane argumentet tuaja?

Pergjigje sipas Kerkuesit

Edhe pala e interesuar konfirmoi qe nuk ka lidhje ky pretendim me kriteret e ligjit te akcizes.

Asociimi i termit “Prodhuesi i vogël” në kuptim të Direktivës 92/83/EEC me termin “biznes i vogël” sipas legjislacionit tatimor shqiptar përveç faktit që është një keqinterpretim i këtyre termave, vlerësojmë që është edhe një një konfuzion te qëllimshëm duke ngatërruar dy koncepte ligjore krejt te ndryshme nga dy akte qe nuk kane asnjë lidhje me njëra tjetrën.

Direktiva e Këshillit Evropian 92/83/EEC e datës 19 tetor 1992 “Për harmonizimin e tarifave të akcizës për alkoolin dhe pijet alkoolike” ka për qëllim mbrojtjen e prodhuesve duke vendosur si kriter sasinë e prodhimit deri ne 200,000 HL ne vit, kriter ky i përafruar edhe ne ligjin 61/2012, i ndryshuar, i hartuar me asistencën e Bashkimit Evropian nëpërmjet programit IPA 2007 ne përmbushje te objektivave te Marrëveshjes se Stabilizim Asocimit midis RSH dhe Bashkimit Evropian. Sasia deri ne 200.000 HL është e vogël ne krahasim me kompanitë qe prodhojnë ne sasi mijëra here me te madhe duke furnizuar te gjithë globin siç janë marka te njohura si Heineken, Peroni; Corona etj.

Përcaktimi i kufijve te xhiros dhe asocimi me terminologjinë biznes i vogël/i madh në legjislacionin tatimor te RSH lidhet me kufirin e aplikimit te tatim fitimit dhe tvsh dhe ne asnjë rast nuk lidhet me zbatimin e ligjit te akcizës ne lidhje me nivelin e akcizës ne varësi te sasisë se prodhimit. Nëse ky interpretim do ishte i saktë, do aplikohej edhe gjatë periudhës 2012 – 2022 kur ishin në fuqi tarifat e diferencuara per sasitë e prodhuara nën 200,000 HL. Ndërkohë faktet tregojnë që gjatë kësaj periudhe nuk merrej ne konsideratë niveli i qarkullimit por vetëm sasia e birrës e prodhuar.

Pyetje 2

Sipas nenit 4 te Direktivës 92/83/EEC , cilat nga cilësitë e parashikuara nuk janë te përmbushura nga anëtaret e Shoqatës qe përfaqësohen nga Kërkuesi.

Përgjigje sipas Kërkuesit

Te gjitha parashikimet e parashikuar ne nenin 4 te Direktivës 92/83/EEC janë përmbushur nga Shoqëritë anëtarë te Shoqatës dhe nuk ka pasur ndonjë hetim apo kontestim nga Autoriteti mbikqyrjes Doganor gjate periudhës 2012 – 2022 kur diferencimi I taksimit ka qene ne fuqi.

Koncepti i Biznesit te Vogël gabimisht nga palët e interesuara lidhet me konceptin sipas Ligjit per Procedurat Tatimore qe nuk ka asnjë lidhje me diferencimin sipas sasisë te parashikuar ne shtojcën e Ligjit 61/2012 Per Akcizën ne RSH deri ne 31 Dhjetor 2022.

Koncepti i vogël apo i madh sipas Ligjit per Procedurat Tatimore dhe Ligjit per Tatimin mbi te Ardhurat ka ndryshuar shume here te vite per qëllime taksash direkte, dhe detyrimi per deklarimin e TVSH -se. Nuk ka asnjë lidhje me përafrimin e nenit 4 te Direktivës 92/83/EEC ku është parashikuar taksimi deri 50% me pak se niveli standard i taksimit per prodhuesit e vegjël te birrës cituar me poshtë:

1.“Shtetet Anëtare mund të aplikojnë tarifa të reduktuara të tarifave, të cilat mund të diferencohen në përputhje me prodhimin vjetor të fabrikave të birrës në fjalë, për birrën e prodhuar nga fabrika të vogla të pavarura brenda kufijve të mëposhtëm:

– tarifat e reduktuara nuk do të zbatohen për ndërmarrjet që prodhojnë më shumë se 200 000 HL birrë në vit,

– Normat e reduktuara, të cilat mund të bien nën normën minimale, nuk do të vendosen më shumë se 50 % nën normën standarde kombëtare të akcizës.

Për qëllime të tarifave të reduktuara, termi “birrari e vogël e pavarur” do të thotë një fabrikë birre e cila është ligjërisht dhe ekonomikisht e pavarur nga çdo fabrikë tjetër birre, e cila përdor ambiente të vendosura fizikisht larg nga ato të çdo fabrike tjetër birre dhe nuk operon me licencë. Megjithatë, kur dy ose më shumë fabrika të vogla birre bashkëpunojnë dhe prodhimi i tyre i kombinuar vjetor nuk i kalon 200 000 HL, ato fabrika mund të trajtohen si një fabrikë e vetme e vogël e pavarur e birrës.

Persa i përket kushti per te mos punuar me licence per te shmangur çdo lloj konfuzioni te palës se interesuar po ju citojmë interpretimin ligjor nga faqja zyrtare e Doganave te Italisë ne lidhje me këtë terminologji:

sqarojmë termin “Nuk operon me Licencë” qe mund te krijoje konfuzion te panevojshëm i jemi referuar link-ut te mëposhtëm ku interpretohet ne mënyrë te detajuar përmbajtja e Nenit 4 te Konventës 92/83/EEC

https://sede.agenciatributaria.gob.es/Sede/en_gb/impuestos-especiales-medioambientales/impuestos-especiales-fabricacion/alcohol-bebidas-alcoholicas/criterios-determinar-condicion-establecimiento___.html

Citojmë:

Për të interpretuar kërkesën që prodhuesi i pijeve alkoolike të mos prodhojë me licencë, duhet të kuptojmë se: Kjo kërkesë kërkohet për secilën kategori të pijeve alkoolike veç e veç. Prodhimi i pijeve alkoolike bëhet me licencë kur i nënshtrohet çdo forme autorizimi që e bën prodhimin jo plotësisht të pavarur nga pala e tretë që ka dhënë autorizimin. I tillë është rasti i autorizimit të dhënë për të shfrytëzuar një patentë, një markë tregtare ose një proces prodhimi që i përket asaj pale të tretë.

Nëse vetëm një pjesë e pijeve të prodhuara prodhohet me licencë, prodhuesi nuk ka të drejtë të zbatojë tarifën e reduktuar për asnjë sasi të të njëjtit lloj pije alkoolike.

Ne territorin shqiptar, nëse një kompani Shqiptare do ti jepte te drejtën e prodhimit te markës se birrës se vet, një kompanie tjetër, per sasinë e prodhuar ne këto kushte nuk do te njihej e drejta e trajtimit me takse te diferencuar.

Ky rast nuk ka ndodhur ne territorin Shqiptar per aq kohe sa është zbatuar ligji ne fuqi deri 31.12.2022.

Pyetje 3

Cila ka qene nevoja per ndryshimet ne ligjin 81/2022?

Përgjigje sipas kërkuesit

Pala e interesuar këmbëngul gabimisht qe arsyeja lidhet me faktin qe nuk u rriten mbi 200 mije HL dhe krijoi precedent te frenimit prodhimit. Ky qëndrim nuk ka asnjë logjike ekonomike.

Gjithashtu justifikimi qe kemi pasur vështirësi per te verifikuar importet nga vendet e BE me kapacitet prodhimi me te ulet se 200 mije HL ne vit është kundër orientimit te Shqipërisë per tu bere vend anëtar i BE ne vitin 2030. Per me tepër ne kuadrin e MSA janë parashikuar protokolle te bashkëpunimit administrativ me shtetet e BE per verifikime te dokumentacionit provues. Mangësitë e kapaciteteve admistrative per te identifikuar devijimet potenciale te ndonjë importuesi nuk mund te shndërrohen ne dënim kolektiv per prodhuesit vendas qe janë monitoruar me sistem pullash fiskale te gjurmueshem dhe prodhim nen regjim magazine prodhimit te monitoruar 24 ore me sistem kamerash te administruara nga Administrata Doganore.

Pyetja 4

A mendoni qe rritja e akcizës dyfish do te fuqizoje prodhuesit vendas?

Përgjigje sipas Kërkuesit

Te dhënat e raportuara sipas pyetjes 2 ndaj kërkuesit provojnë qe rritja e akcizës ka përkeqësuar situatën e tyre.

Pyetja 5

A është kryer studim per efektet ne buxhetin e shtetit dhe ndikimit tek prodhuesit.

Po kërkesën per ta skeduar si per artikuj te tjerë akcize rritjen perse nuk është konsideruar?

Përgjigje sipas Kërkuesit

Nuk ka asnjë studim per efektet tek prodhuesit vendas.

Pala e interesuar pohoi qe nuk kam info per mikrobirrarite qe duhet te mbroheshin nga ndryshimi dhe kjo vlen per te gjithë prodhuesit nen 200 mije HL ne Shqipëri qe ne raport me prodhuesit Global janë me shume se mikro birrari.

Shembull: Heineken operon me165 fabrika birre ne mbi 70 vende te botes ku prodhon mbi 188 Milion Hektolitra birre ne vit.

Ne Shqipëri gjate vitit 2023 jane prodhuar 360 036 Hektolitra, sa 0.19% e prodhimit vjetor te vetëm te markës Heineken.

Heineken operates more than 165 breweries in over 70 countries around the globe which produce over 188 million hectolitres of beer each year.

Heineken: Manufacturing

Pyetjes perse nuk eshte skeduluar rritja,përfaqësuesi i Qeverise ju përgjigj qe kështu vendosi kuvendi. Nëse i referoheni projektligjit te miratuar nga Qeveria vërtetohet se është vepruar ne mënyrë te befte, jo proporcionale, dhe pas propozuar skedulim.

https://www.kryeministria.al/newsroom/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-26-tetor-2022/

GENT IBRAHIMI ANËTAR I GJYKATËS KUSHTETUESE

Pyetje 6

Cila eshte pesha e sasise se importuar nga prodhues te huaj nga vendet e BE. A druheni se shkelni direktiven 92/83/ESC? Si monitorohet sasia e prodhimit.

Pergjigje sipas Kerkuesit

Sasia rreth 15% te sasise totale te konsumit vjetor per vitin 2022 ka qene nga prodhues nga vendet e BE me kapacitet prodhimit me te vogel se 200 mije HL ne vit.

Ne zbatim te neneve 37, 70 te MSA dhe Ligjit per Mbrojtjen Investimeve te Huaja ketyre subjekteve i lind e drejta e demshperblimit.

Monitorimi i sasise se prodhimit

Sipas udhezimit Nr. 20, datë 28.9.2012 Mbi përcaktimin e standardeve të dokumentit për vërtetimin e sasisë së prodhimit për qëllime të përcaktimit të nivelit të detyrimit të akcizës.

Në zbatim të nenit 108 të ligjit 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe me qëllim përcaktimin e standardeve të dokumentit për vërtetimin e sasisë së prodhimit për përcaktimin e nivelit të akcizës së produkteve të pjesës II të shtojcës nr. 1 të ligjit 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, Ministri i Financave UDHËZON: Në rastin e importit të produkteve që u nënshtrohen akcizës, niveli i taksimit të të cilave sipas shtojcës 1 të ligjit 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shipërisë” varet nga sasia e prodhimit faktik të vitit të mëparshëm kalendarik, importuesit duhet të paraqesin pranë Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD), një dokument me të cilin të deklarojë sasinë e prodhimit të kompanisë prodhuese të kësaj kategorie/lloj produkti. Dokumenti duhet të plotësojë njëherazi kushtet e mëposhtme: a) Të lëshohet nga kompania prodhuese e kategorisë/llojit të produktit të importuar, pavarësisht nga vendi eksportues; b) Të jetë i certifikuar/miratuar nga autoriteti fiskal mbikëqyrës i prodhuesit në shtetin përkatës; c) Të tregojë sasinë faktike të prodhimit total të vitit të mëparshëm, jo vetëm për markën dhe llojin e amballazhit të produktit që po importohet, për totalin e të gjitha markave e të produkteve të të njëjtës kategori/lloj produkti të prodhuar prej kompanisë prodhuese dhe pavarësisht llojit të amballazhit. Shembull: Kategoria/lloji i produktit të importuar është birrë. Kur fabrika prodhon disa marka të ndryshme birre dhe në lloje të ndryshme ambalazhesh, atëherë dokumenti vërtetues duhet të tregojë sasinë e prodhimit të vitit të kaluar, jo vetëm për markën dhe llojin e ambalazhit të birrës që po importohet, por për totalin e të gjitha markave të birrës të prodhuara për çfarëdo lloj ambalazhi të përdorura në të njëjtën fabrikë. 2. Në rastet e prodhimit në territorin shqiptar të produkteve që i nënshtrohen detyrimit të akcizës dhe kur niveli i taksimit të të cilave sipas shtojcës 1 të ligjit 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, varet nga sasia e prodhimit faktik të vitit të mëparshëm kalendarik, prodhuesit vendas duhet të paraqesin pranë Departamentit të Akcizës në DPD një vërtetim nga autoritetet tatimore ku të përcaktohet sasia e prodhimit faktik të fabrikës 3. Pas certifikimit të sasisë së prodhimit, si në import ashtu edhe në prodhimin vendas, Departamenti i Akcizës në DPD do të përcaktojë nivelin e taksimit me akcizë për çdo produkt që i nënshtrohet këtij kriteri përgjatë një viti kalendarik dhe njëkohësisht informon autoritetet doganore mbikëqyrëse. 4. Niveli përkatës i taksimit të akcizës gjatë deklarimit në procedurat e importit apo të deklarimit nga prodhuesit vendas, do të jepet pas paraqitjes dhe pranimit të dokumentit të vërtetimit si të vlefshëm. 5. Në rast të mosparaqitjes së këtij vërtetimi, ose të paraqitjes së një vërtetimi që nuk i plotëson kriteret si i tillë, nga organet doganore do të aplikohet shkalla më e lartë e nivelit të akcizës për çdo kategori produktesh duke informuar importuesin apo prodhuesin për arsyet e refuzimit 6. Autoritet Doganore në kuadër të marrëdhënieve të ndërsjellta dhe marrëveshjeve të ndryshme në fuqi me autoritetet doganore homologe apo strukturat e tjera kompetente, mund të bëjë verifikimin e këtyre vërtetimeve. 7. Në rast se nga verifikimet e kryera sipas pikës 6 më sipër apo çdo lloj verifikimi tjetër dokumentar apo/dhe fizik të ngarkesës, rezulton që nuk plotësohen kushtet apo kriteret e këtij udhëzimi, atëhere: a) niveli i diferencuar i taksimit për shkak të sasisë së prodhimit pushon së qeni i vlefshëm; b) zbatohet niveli maksimal i taksimit; c) aplikohet kontroll aposterior mbi deklarimet e mëparshme të cilat kanë përfituar nga vërtetimet jashtë kritereve, si dhe aplikohen saksionet përkatëse për shmangie të detyrimit të akcizës. 8. Vërtetimet e sasisë së prodhimit për përcaktimin e nivelit të akcizës së produkteve të akcizës të depozituara pranë degëve doganore në rastet e importit mund të përdoren deri më datën 15 tetor 2012. Për të gjitha rastet e importit deri më 15 tetor 2012 për të cilat ka patur vërtetime prodhuesi të depozituara pranë degëve doganore, niveli i detyrimeve të akcizës do të vazhdojë të aplikohet sipas vërtetimit ekzistues, duke depozituar garanci për diferencën e detyrimit të akcizës si pasojë e nivelit të diferencuar. Garancia depozitohet pranë zyrës së financës të degës doganore përkatëse. Importuesit duhet të rinovojnë vërtetimet e prodhuesit sipas kritereve të këtij udhëzimi. Nëse pas datës 15 tetor 2012: a) Nuk janë depozituar vërtetimet e rinovuara; b) Vërtetimet që depozitohen nuk plotësojnë kriteret e këtij udhëzimi; c) Vërtetimi i rinovuar tregon për një sasi prodhimi të ndryshme nga vërtetimi i mëparshëm, garancia nuk rikthehet, dhe preke t nga autoritetet doganore për efekt të pagesës së diferencës së detyrimeve të akcizës. Nëse pas datës 15 tetor 2012 vërtetimet e rinovuara plotësojnë kriteret e këtij udhëzimi, garancia rikthehet. 8. Ky udhëzim hyn në fuqi më 1 tetor 2012 dhe publikohet në Fletoren Zyrtare.

Per prodhuesit vendas pervec kerkesave te mesiperme ka funksionuar dhe vijon te funksionoje sistemi i mbikqyrjes si me poshte:

Te gjithe prodhuesit e birres detyrimisht duhet te jene te paisur me autorizim Magazine Fiskale dhe garanci financiare te leshuar nga Bankat e nivelit II ose Agjenci Sigurimi per detyrimet e akcizes sipas prodhimit vjetor
Prodhimi i birres monitorohet nga paisje elektronike te ofruar ne kuadrin e Kontrates Koncesionare me Kompanine SICPA duke markur cdo sasi/paketim birre me marke/pulle fiskale me bar kod ose banderole leter
Perimetri i prodhimit te fabrikave te birres pavaresisht kapacitetit syrvejohet me kamera 24 ore te administruara nga Autoriteti Doganor.

PROF. DR. MARJANA SEMINI, ANËTARE E GJYKATES KUSHTETUESE

Pyetje 7

Niveli i akcizes per birren ne Shqiperi a e konfirmoni qendrimin qe eshte mbi 3 fishin e rekomanduar nga Direktiva 92/84/EEC

Pergjigje sipas e Kerkuesit

E konfirmoj

Eshte 4 fishi i nivelit mimal te rekomanduar nga Direktiva

Pyetje 8

Nga studimi i dosjes na rezulton se jane 3 fasha taksim ne BE. Nga analiza juaj si mendoni qe ndikojne kete fasha taksimi ne prodhimin vendas ne te ardhmen.

Pergjigje sipas Kerkuesit

Aktualsht birra e vendit taksohe tme 0.031 Euro per liter. Vende te BE ku Gjermania (0.03), Spanja (0.03) e perdorin edhe si atraksion turistik prodhimin vendas te Birres.

Eshte kontradikor fakti qe mburremi me te drejte me rritjen numrit te turisteve te huaj por nuk eshte e njejta logjike kur keta turiste konsumojne birre me origjine nga vendet nga vijne se Shqiperi eshte vendosur qe prodhimi vendas te mos mbeshtetet.

FIONA PAPAJORGJI, ANËTARE
Pyetja 9

Sa eshte efekti ne perqindje ne buxhetin e shtetit nga rritja e akcizes per prodhimin vendas

Cili eshte interesi publik? Rritja e te ardhurave ne buxhet apo ulja evazionit?

Pergjigje sipas Kerkuesit

Efekti i llogaritur + 260 MiLion Leke ne vit

Buxheti 2023 588 458 Milione Lekë

Ne % 0.004%

https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-fillestar-2023/

Pyetja 10

Sa eshte akciza per 330 Mililitra?

Pergjigje sipas kerkuesit 12.4 Leke per një shishe 330 Mililitra

Pyejta 11

A jane marre ne analize propozimet e prodhuesve vendas?

Pergjigje sipas Kerkuesit

Jo

MARSIDA XHAFERLLARI ANETARE E GJYKATES KUSHTETUESE

Pyetja 12

Si i konsideroni birrat qe prodhohen ne Shqiperi, a i plotesojne kriteret e parashikuara ne Direktiven e perafruar nepermjet ligjit te perafruar 61/2012 ?

Pergjigje sipas kerkuesit

Te gjitha birrat e prodhuara nga anetaret e Shoqates, kane plotesuar kriteret e percaktuara nga neni 4 i Direktives 92/83/EEC.

Si eshte konfirmuar ne menyre te perseritur ne pergjigjet e mesipeme kriteret jane:

Fabrikë birre e cila është ligjërisht dhe ekonomikisht e pavarur nga çdo fabrikë tjetër birre
Fabrike qe përdor ambiente të vendosura fizikisht larg nga ato të çdo fabrike tjetër birre
Fabrike qe nuk operon me licencë qe do te thotë, Prodhimi i pijeve alkoolike bëhet me licencë kur i nënshtrohet çdo forme autorizimi që e bën prodhimin jo plotësisht të pavarur nga pala e tretë që ka dhënë autorizimin. I tillë është rasti i autorizimit të dhënë për të shfrytëzuar një patentë, një markë tregtare ose një proces prodhimi që i përket asaj pale të tretë. Nëse vetëm një pjesë e pijeve të prodhuara prodhohet me licencë, prodhuesi nuk ka të drejtë të zbatojë tarifën e reduktuar për asnjë sasi të të njëjtit lloj pije alkoolike
Prodhimi vjetor nuk e kalona sasinë 200 mije Hektolitra.

Pyetje 13

A u diskutua dhe analizua fakti qe i nevojës se respektimit te parimit te sigurisë juridike ne kushtet kur subjektet përfituese kishin 10 vite qe përfitonin nga një regjim fiskal specifik me Akcize te reduktuar, dhe qe ligji hynte ne fuqi menjëherë me botimin ne fletore zyrtare pas pasur asnjë lloj skedulimi?

Përgjigje sipas Kërkuesit

Nuk është konsultuar gjate hartimit, nuk është konsultuara gjate procesit te miratimit te projekt ligjit nga Qeveria. E vetmja dëgjesë format ka ndodhur gjate shqyrtimit te projektligjit nga Komisioni per Ekonomisë dhe Financat ku sipas relacionit te miratuar rezulton se ky ndryshim do te sillte rritje te prodhimit vendas se ishte frenuar nga niveli deri ne 200,000 HL dhe do luftohej evazioni, dhe se sistemi me reduktim nuk mund te ishte i përjetshëm.

Qëndrimi i palëve te interesuara duke pretenduar se hoqëm diferencimin se pritem 10 vite e nuk u rriten mbi 200 mije HL është absurd kur e krahason me kapacitet e fabrikave shqiptare te birrës Korça, Kaon qe kapacitetin maksimal teorik e kane 50 mije deri 120 mije HL ne vit, Birra Tirana u dogj ne vitin 2018, Birra Stela prodhon edhe pije freskuese ndërsa Birra Puka, Birra Pan, Birra Dyst, Birra e Gjyshit, Birra Gjallica, Birra Karabash, Birra e Shtëpisë Lushnje, Birra Saraçi, Birra Altenberg, Birra Brahause Beer, se bashku prodhojnë rreth 3000 HL ne vit

Pyetja 14

Akciza e unifikuar dhe e rritur u mendua ti shërbente rritje se biznesit, uljes se evazionit dhe eliminim te falsifikimeve ne deklarime, a keni një shembull tjetër te politikave te taksimit qe ky model te ketë sjelle përmirësim te këtyre tre indikatorëve?

Përgjigje sipas Kërkuesit

Arthur Betz Laffer është një ekonomist dhe autor amerikan i cili për herë të parë fitoi rëndësi gjatë administratës së Reganit si anëtar i Bordit Këshillimor të Politikave Ekonomike të Reganit.

Kurba Laffer ilustron një marrëdhënie teorike midis normave të taksimit dhe niveleve që rezultojnë të të ardhurave tatimore të qeverisë. Forma e kurbës është një funksion i elasticitetit të të ardhurave të tatueshme – d.m.th., të ardhurat e tatueshme ndryshojnë në përgjigje të ndryshimeve në shkallën e taksimit. Siç u popullarizua nga ekonomisti i ofertës Arthur Laffer, kurba zakonisht përfaqësohet si një grafik që fillon me 0% tatim me zero të ardhura, rritet në një normë maksimale të të ardhurave me një normë të ndërmjetme të taksimit dhe më pas bie përsëri në zero të ardhura në një normë tatimore 100%.

Ndryshimi me 200% i taksimit te birrës brenda 45 ditësh nga fillimi nga miratimi i projektligjit është bere ne kundërshtim me çdo te praktike ndërkombëtare, pa konsultime paraprake me grupet e interesit, pa u konsultuar edhe me delegacionin e Komisionit Evropian ne Tirane qe 10 vite me pare kishte financuar me miliona Euro projektin e reformës ne legjislacionin e Akcizës.

Pyetje 15

Konfirmoni zyrtarisht, peshën ne buxhet te ndryshimit ligjor, dhe trendin e sasisë se prodhuar 2023 dhe 2024.

Përgjigje sipas Kërkuesit

Referojuni te dhënave te paraqitur ne përgjigjet e mësipërme

Pyetje 16

Sa vende e kane te unifikuar nivelin e akcizës mbi dhe nen 200,000 HL

Përgjigje sipas Kërkuesit

Excise Duty on Alcohol – European Commission (europa.eu)

Referuar te dhënave te Komisionit Evropian, Malta, Polonia, Rumania, Franca, Bullgaria, Greqia, Portugalia, Luksemburgu, Hungaria aplikojnë te njëjtën fashe si Shqipëria para se behej unifikimi.

Gjermania, Cekia, Danimarka, Austria, Belgjika, Finlanda, Hollanda, Kroacia kane 4 deri ne 5 fasha taksimi te ndryshme progresive per sasi deri ne 200 mije HL

Vende si Italia, Sllovenia kane 1 fashe me sasi me te vogla se 200,000 HL, Qipro takson me Akcize zero per sasite deri 10 mije HL. Nuk kemi informacion per te ndonje vend te BE qe aplkon akcize te unifikuar.

HOLTA ZACAJ KRYETARE E GJYKATES KUSHTETUESE

Pyetje 17

Po ti referohemi nenit 17 te Kushtetutës, parashikohet qe kufizimi duhet te jete ne përpjesëtim te drejte me gjendjen qe e ka krijuar atë, a keni ndërmarrë ndryshime te ngjashme drastike kur per me tepër pesha qe zënë te ardhurat nga akciza e birrës është jo domethënëse?

Përgjigja sipas Kërkuesit

Me përjashtim te ndërhyrjes qe u be me ligjin 81/2022 nuk ka pasur ndonjëherë ndërhyrje te menjëhershme dhe me 200% .

Indeksimi i Akcizës qe u dha si shembull nuk ka lidhje me pyetjen sepse rritje është sipas nivelit mesatar te inflacionit per dy vitet e fundit qe nuk shkon me shume se 2-3% ne vit.

Edhe shembulli i unifikimit te akcizës se gazit te lëngshëm nuk ka lidhje me situatën objekt gjykimi . Per here te pare gazi i lëngshëm per autovetura u diferencua nga gazi qe përdoret per ngrohje dhe gatim ne vitin 2016 me nivel akcizë 8 lek per litër. Nëpërmjet ligjit nr. 114/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë “më justifikimin se nuk e monitorojmë dot destinacionin e përdorimit u vendos unifikimi i akcizës për gazin e lëngshëm, si për përdorim në automjetet private ashtu edhe për përdorime të tjera, duke e reduktuar ne nivelin 6 lekë për litër. Ky është një deformim i parimeve te taksimit me argumentin qe gjithashtu ka ngjallur reagime nga biznesi sepse ngarkon me kosto te panevojshme qytetaret dhe prodhuesit qe nuk e përdorin gazin e lëngshëm si karburante per mjete motorike.

Ndërkohë per këtë politike taksimi te konsideruar te suksesshme me date 03 Maj 2024, Zv. KM Balluku ka premtuar qe do te rishikohet sepse ka dëmtuar qytetaret dhe biznesin prodhues.

https://ata.gov.al/2024/05/03/heqja-e-akcizes-se-gazit-te-lengshem-per-prodhuesit-balluku-frymemarrje-sektorit-privat-per-periudhe-3-vjecare/

Per me shume detaje mund ti referoheni lajmit ne link te publikuar nga ATSH.

Pyetje 18

Keni ndonjë rast rritje me dyfishin e bazës?

Përgjigje sipas Kërkuesit

Jo, vetëm ndërhyrja e bere me ligjin 81/2023.

Pyetje 19

Keni produkte te tjera qe mund te ndodhte unifikim sipas Qeverise

Përgjigje sipas kërkuesit

Po, per verën prodhim vendi apo importi per sasi prodhimi vjetor nen 10 mije HL, duhanin prodhim vendi ligji ne fuqi ka ruajtur diferencimin

Pyetje 20

A keni tentuar ndonjë model jo kaq drastik per taksimin e prodhuesit e birrës

Përgjigje sipas Kërkuesit

Jo

Pyetja 21

Cili është qëndrimi ne lidhje me detyrimet qe burojnë nga nenet 34 dhe 70 te MSA. Çfarë statusi i jepni MSA- se.

Përgjigje sipas Kërkuesit

Siç është konstatuar edhe nga gjykata parashtrimet e palëve te interesuara kontradiktore. Përveç prodhuesve vendas janë dëmtuar edhe prodhuesit nga vende te BE qe kane eksportuar ne Shqipëri me akcize te reduktuar. Kjo është shkelje e neneve 34 dhe 70 te MSA.

Pyetje 22

Por per mikorbirraritë si keni menduar te veprohet sipas ligjit ne fuqi.

Përgjigje sipas Kërkuesit

Pohimi i përfaqësuesit te Qeverise se nuk e kemi analizuar është domethënëse per Gjykatën. Me fjale te tjera nuk e dinin kur e propozuar ndryshimin, nuk e dine as pas 14 muajsh zbatimi. Me siguri presin qe te “Vdesin” qe ti “Ringjallin”

Per lehtësi po i kujtojmë emrat e markave qe me mire i dine turistet e huaj qe i degustojnë:

Birrari te vogla jane: Birra Puka, Birra Pan, Birra Dyst, Birra e Gjyshit, Birra Gjallica, Birra Karabash, Birra e Shtëpisë Lushnje, Birra Saraçi, Birra Altenberg, Birra Brahause Beer, qe se bashku prodhojnë rreth 3000 HL ne vit te organizuar ne Shoqatën e Mikrobirrarive.

Këta subjekte janë te gjithë te regjistruar ne Drejtorinë e Përgjithshme te Doganave si prodhues te autorizuar me magazine fiskale prodhimi.

Pasi janë njohur me zhvillimin e seancës publike me date 16 Maj këto biznese me janë drejtuar ne cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv te Shoqatës se Prodhuesve te Pijeve Alkoolike Vendase dhe si Avokat duke shprehur mbështetje per kërkimin dhe per ti përfaqësuar edhe ata.

KËRKUES:

SHOQATA E PRODHUESVE DHE TREGTUESVE TË PIJEVE ALKOOLIKE VENDASE

Përfaqësuar nga Drejtor Ekzekutiv

Av. SAJMIR LAÇEJ

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga taksimi progresiv te gjobat e rritura

Paketa e re fiskale, ndryshimet që nisin nga sot

Importi arrin në 54 milionë dollarë

Cilat janë shtetet që na furnizojnë me birrë?

Prodhuesit vendas nisin shkurtimin e punonjësve

Bie me 20% prodhimi i birrës në janar-korrik