MENU
klinika

"Këtë e ka i Kolumbisë, këtë e ka i Bolivisë..."

Shtrirja e krimit shqiptar në botë, Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Sjellin shumë para…

21.05.2024 - 12:40

Artan Hoxha ka folur për shtrirjen e krimit shqiptar në botë, deri në Amerikën Latine, fakt ky që nuk mund të imagjinohej vite më parë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se shqiptarët janë shtrirë në vendet origjinë të drogave të forta dhe paratë që pastrohen në vendin tonë, tashmë janë kthyer në batutë dhe identifikohen si bizneset e “Kolumbisë, Bolivisë, etj”/

“Para dhjetë vitesh, as nuk e mendoja që krimi shqiptar do të arrinte në këto nivele. Shqiptarët ishin të padëgjuar, njiheshin për prostitucion, krim ordiner, trafik klandestinësh. Papritur pati një shpërthim.

Në fillim dolën në raporte pastaj media ndërkombëtare. Shqiptarët janë të evidentuar në shtetet kryesore ku zhvillohen narkotikët, drogat e forta, sjellin sasi të mëdha parash.

Nuk e mendonim që shqiptarët do të vriteshin në Ekuador siç janë vrarë. Në Kolumnbi e njëjta gjë, Peru, Bolivi dhe Brazil. Sot nëpër Tiranë, lëvizim dhe themi ky është i kolumbisë, ky është i Bolivisë, etj. Ndodhemi para kësaj situate.

Pikërisht politika, është më pak e interesuar për të bërë këtë që i kërkojmë, të heqë dorë nga ushtria e vet elektorale.

Bosët e krimit janë kafshë territori dhe mund të ndikojnë në ato vende ku bëhet diferenca. Ku është problemi në fushata? Aty ku votuesi dihet që është kundërshtar, u marrin votat dhe nuk i lejojnë të votojnë”, tha Hoxha.